Taravari takon ambasadorin e Republikës së Shqipërisë: Marrëdhënia e dy vendeve tona është prioritet

nga Xh M

Shkup, 18 gusht – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot kishte takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, shkëlqesinë e tij, Denion Mejdani.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë si dhe për bashkëpunimet e mundshme në të ardhmen.

“Pata kënaqësinë të kisha një takim të ngrohtë e miqësor me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë z.Denion Mejdani. Marrëdhënia e dy vendeve tona është prioritet absolut dhe i natyrshëm për ne”, shprehet Tararavari pas takimit me ambasadorin e Shqipërisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More