Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Taravari: Të afërmit më lajmërohen t’u gjej vend në spitale por nuk ka krevate të lira

Shkup, 5 prill – Zhurnal.mk – Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, njëherit dhe mjek, ka folur për gjendjen epidemiologjike, duke komentuar se gjendja në spitale është serioze dhe se njerëzit presin radhë për t’u liruar ndonjë krevat.

Taravari potencon se të afërmit që i njeh e thërrasin atë në telefon për t’i gjetur ndonjë vend të lirë në spital për të marë ndihmë mjekësore.

“Edhe pse Qeveria dhe ministria e shëndetësisë vazhdimisht thonë se gjendja është serioze, mirëpo ka ende disa krevatë të lirë, ja unë flas si mjek dhe disa shokë më thonë t’u gjej krevatë të lirë në kovid qendrat, dhe vazhdimisht mar të dhëna se nuk ka vende të lira, nuk ka ku të vendosen pacientët, dhe ka një numër të madh të cilët trajtohen në kushte shtëpiake”, thotë për Studio 10, Taravari.

Ai potencon se gjendja është alarmante dhe është koha që ministri të sjellë vendim që të gjitha kapacitetet e spitaleve private të lëshohen në përdorim të shtetit, së paku në një apo dy muajt e ardhshëm, derisa zgjatë vala e tretë.

“Shohim se vala e tretë është shumë më e rrezikshme dhe më serioze, dhe nëse shihen të dhënat, shihet se kjo valë e ka tejkaluar valën e dytë. Maqedonia është në vendin e pestë për të vdekur në një milion banorë për shtatë ditët e fundit, derisa është dhe në vendin e dhjetë për mortalitet, ndërsa në rajon jemi të parët për fatalitet, të infektuar dhe të vdekur”, theksoi Taravari.

Ai u shpreh se në këtë situatë të rënduar, numri i vaksinave të cilat për momentin i kemi është i vogël dhe vështirë se mund të vaksinojmë numër të madh të qytetarëve.

“Numrat janë për t’u brengosur. Në Britani të Madhe me 68 milion banorë, javën e kaluar kishte 254 të vdekur, derisa në Maqedoni me 2 milion banorë ka 263 të vdekur, që është rreth 9 të vdekur në një milion banorë në shtatë ditë. Për këtë them se në shkallë prej 1 deri në 5, gjendja alarmante me korona është 5, duhet të jemi të kujdesshëm si veprojmë dhe vendime të tilla të sillen nga Komisioni për sëmundje ngjitëse, ministria e shëndetësisë dhe Qeveria”, thotë Taravari.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Kola: Maqedonia e Veriut kurban

R Zh

ASH: Nuk ka ndryshim të himnit, Ahmeti – Zaev mashtrojnë, dështuan në integrime!

Dafina Vidishiqi

Ministri Hoxha nesër vizitë zyrtare në Turqi

Dafina Vidishiqi

Mexhiti takon Kodhelin, zotohen për thellimin e bashkëpunimit parlamentar

Dafina Vidishiqi

Deputeti Rexhepi priti në takim Mimi Kodhelin nga Kuvendi i Shqipërisë

Dafina Vidishiqi

Gjykimi kundër Jordan Kamçevit fillon më 16 korrik

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...