Taravari tërhiqet nga Komuna e Gostivarit, do të vazhdojë si Ministër i Shëndetësisë

nga D V

Shkup, 24 qershor – Kryetari i deritanishëm i Komunës së Gostivarit Arben Taravari nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga pozita e Kryetarit të Komunës së Gostivarit për të vazhduar si Ministër i Shëndetësisë.

Në vendin e Taravarit si u.d Kryetar i Gostivarit do të ulet Valbon Limani.

Taravari thekson se do të jetë gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar Gostivarin.

“Unë do të marr detyrën e ministrit të Shëndetësisë, do të jem i angazhuar me partinë dhe me VLEN-in, por gjithnjë do të jem i gatshëm për të ndihmuar Gostivarin”, ka shkruar mes tjerash Taravari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More