Taravari: Viktimat nuk ishin numra, ishin njerëz që u dogjën deri në vdekje bashkë me çdo ëndërr të tyre

Shkup, 9 shtator – Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka marrë vendim që në Komunën e Gostivarit të ulen flamujt në gjysmë-shtizë për shkak të rastit tragjik në spitalin e Tetovës ku humbën jetën 14 persona dhe 12 të tjerë mbetën të lënduar.

 

Në fotografi shihen në gjysmë-shtizë, ndërsa kryetari Taravari shkroi se të gjithë gostivarasit ndajnë sot dhimbjen e madhe me të gjithë familjarët e goditur nga tragjedia e Tetovës.

“Ata zyrtarisht që janë ende numra, ishin bija dhe bij, nëna e baballarë, gjyshe dhe gjyshër që nuk do të kthehen më kurrë në familjet e tyre… le të ulen flamujtë në gjysëm shtize se ata nuk ishin vetëm numra, ishin njerëz që u dogjën deri në vdekje bashkë me çdo ëndërr të tyren, në një spital të Tetovës tonë që e paska pasur fatin e rëndë”, shprehet Taravari.

Deri tani nuk ka asnjë përgjegjësi nga Qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe drejtoria e Spitalit të Tetovës për rastin tragjik.

Related posts

Këto janë inicialet e viktimave në tragjedinë e Tetovës

D V

Kumanovë: Regjistrues maqedonas në familjet shqiptare, ankohen kumanovarët

D V

S’ka masa kufizuese shtesë në Maqedoni, gjendja me COVID-19 mbetet stabile

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com