Taravari: VLEN-i i ka ruajtur të gjitha pozicionet që i kishte BDI-ja në Ministrinë e Mbrojtjes!

nga D V

Shkup, 11 shkurt – Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka komentuar akuzat e BDI-së për uljen e përfaqësimit të shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në emisionin “Dialog te Lajmi”, që transmetohet sot në ora 18:00, Taravari tha se VLEN-i i ka ruajtur të gjitha pozitat e shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes nga koha e BDI-së.

“Ministri i Mbrojtes më tha, të gjitha pozicionet që i kishte BDI-ja i keni edhe ju. Bile-bile, nuk kam kundër nëse keni njerëz që i plotësojnë kushtet edhe disa tjerë t’i avancojmë. Në Ministrinë e Mbrojtjes atë që e ka pas BDI-ja, ato pozicione, ata janë njerëzit, s’mund t’i ndryshojmë, disa i plotësojnë kushtet, disa jo, të njejtat pozicione i ka VLEN-i. Për këta që shkojnë në misione, atë për qindje që e kishte BDI-ja atë për qindje e merr VLEN-I”, tha Taravari në emisionin “Dialog te Lajmi”, që transmetohet sot në ora 18:00.

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More