Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

“Target – Fortesa” shtyhet për më 22 shtator

Shkup, 14 shtator – Zhurnal.mk – Seanca gjyqësore për lëndën “Target-Fortesa”, vazhdon më 22 shtator. Në seancën e sotme dëshmuan disa dëshmitarë. Gjatë këtyre dëshmive gjykata ishte njoftuar me rrethanat për mbështetjen nga jashtë në sistemet për ndjekjen e komunikimeve, gjegjësisht për formimin e Komisionit për Shkatërrimin e Pajisjeve tëë DSK-së. Në një pjesë të seancës publiku ishte përjashtuar për shkak të pozitës së punës së njërit prej dëshmitarëve.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, dhe disa të punësuar në ish-DSK të cilët akuzohen për përgjim të jashtëligjshëm të mbi katër mijë numrave telefonikë.

Procesin gjyqësor e udhëheqin Xhaneta Begtoviq dhe Vlladimir Tufegxhiq. Përderisa aktakuzën e përfaqësojnë Trajçe Pelivanov, Lençe Ristovska dhe Artan Ajro.

Postime të ngjashme

Në Bllacë u inauguruan “Muri i Kujtesës” dhe parku “Hasan Prishtina”

R Zh

Rasti “Mafia”, VMRO: Spasovski i fotografuar me të burgosurit

R Zh

Prokuroria kumton detaje për aksionin anti-drogë: Janë arrestuar 6 persona

R Zh

Smogu i helmon qytetarët deri në pranverë

R Zh

Mbështetje teknike nga Ambasada e SHBA-së dhe bashkëpunim me MPB-në për konfiskim të drogës

R Zh

Hubejb Alili, hafizi më i ri në Shkup

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...