Tarifat e Trump mund të godasin rëndë shitjen e makinave të reja në SHBA

nga D V

Politikat pro tarifave të administratës së re të Donald Trump pritet të kenë ndikime të gjera në industrinë lokale të makinave.

Sipas të dhënave të reja, ato mund të godasin pothuajse 20% të të gjitha makinave të reja të shitura në të gjithë SHBA-në, përcjell Telegrafi.

Disa prodhues makinash do të goditen më shumë se të tjerët, duke përfshirë Volkswagen, Stellantis dhe Nissan.

Nga 16.1 milionë automjete të lehta të shitura në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar, 9.86 milionë prej tyre, ose 61%, janë prodhuar në Shtetet e Bashkuara dhe do të shmangin tarifat e reja 10% dhe tarifat e propozuara prej 25% për Meksikën dhe Kanadanë, të cilat së fundmi u ndaluan për 30 ditë.

Përafërsisht 2.19 milionë automjete të lehta të ndërtuara në Meksikë u eksportuan në SHBA vitin e kaluar, duke zënë 13.6% të tregut.

Tarifat gjithashtu mund të godasin rëndë Stellantis. Më shumë se 40% e makinave të saj të shitura në SHBA vijnë nga Meksika dhe Kanadaja.

Nissan gjithashtu importon më shumë se 30% të makinave të saj nga Meksika, ndërsa mbi 25% e modeleve të Toyota janë ndërtuar në Kanada ose Meksikë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More