Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Taseva: Ligjet kundër korrupsionit nuk po zbatohen

Shkup, 8 shkurt – Zhurnal.mk – Kryetarja e Transparency International, Sllagjana Taseva, në një intervistë në tv Sitel, ka folur rreth luftës kundër korrupsionit dhe për “përparimin” që ka arritur vendi jonë në këtë drejtim, informon Zhurnal.

Sipas saj, vendi ynë nuk ka përparuar por përkundrazi ka ngecur në listën e vendeve që luftojnë korrupsionin.

Ajo shprehet se në vend se Maqedonia e Veriut të gjendet në TOP 50 vendet që luftojnë korrupsionin, përkundrazi kemi ngecur me raportin e fundit dhe jemi në vendin e 111.

Ajo theksoi se për këtë rezultat të keq, si duket shumë gjëra kanë ndodhur apo nuk kanë ndodhur nga ajo që është dashur të ndodhë dhe është dashur të ndërmeren masa që më herët, sepse me të vërtetë bëhet fjalë për rezultatin më të keq deri tani në indeksin e perceptimit të korrupsionit.

“Ne kur filluam me rangimin tonë në indeks, ishim në vendin e 63, kjo ishte diku në vitin 2001. Më pas ishim në vendin e 61 e pastaj në vendin e 69. Gjithnjë lëviznim ndryshe por angazhimet ishin se duhet dhe mundet më mirë të punohet që Maqedonia të parakalojë shtet që janë mbi vendin e 50të”, thotë Taseva.

Ajo shton se nga periudha kur është formuar organiku i Transparency në vitin 2001, por edhe në periudhën kur ajo ishte në komisionin për luftë kundër korrupsionit, treguesit e tanishëm thonë se ka përkeqësim të gjendjes në luftën kundër korrupsionit, informon Zhurnal.

Taseva tha se për kohë të gjatë institucionet ndërkombëtare që ndjekin gjendjet me korrupsionin, siç është GRECO, Komisioni Evropian na thonë se kemi regullore, por mungon implementim të ligjeve dhe joefikasitetit të institucioneve që të menaxhojnë me korrupsionin.

“Por, tanimë kohë të gjatë jemi dëshmitarë të organizarave ndërkombëtare që e ndjekin gjendjen me korrupsionin, duke përfshirë dhe GREKO-n, që ndjekin lëvizjen e parave dhe raporteve të KE-së, na kanë treguar se korniza jonë juridike dhe korniza institucionale janë të mira. Ne i kemi ligjet, i kemi institucionet, mirëpo ajo që mungon tanimë një kohë të gjatë është implementimi i atyre ligjeve apo efikasiteti i pamjaftueshëm i institucioneve që duhet të menaxhojnë me këtë problem”, theksoi Taseva.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

“Qeveria furnizohet me automjete zyrtare, por jo dhe me zjarrfikëse dhe ambulanca”

Z H

Gjendet një trup i pajetë në lumin Vardar

Z H

Pendarovski: Armata është e gatshme të intervenojë kudo

Z H

Në manifestimin “Dita e Republikës” në Krushevë, në prezencën e Ahmetit dhe Grubit gjuha shqipe u la në “harresë”, reagojnë funksionar të BDI-së

R Zh

Vuçiç: Serbia është e gatshme të nisë helikopterët për të shuar zjarret në Maqedoni

Z H

Angellov: Nevojitet reformë e plotë e sistemit për menaxhim me kriza

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...