Tash për tash nuk ka shkelje lidhur me shportën shkollore, Inspektorati është në terren

nga D. V.

Shkup, 20 gusht – Për momentin nuk kemi shkelje objektive të asaj që është dakorduar, ndërsa Inyspektorati Shtetëror i Tregut është në terren duke vëzhguar nëse respektohet, deklaroi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske se sa është i kënaqur nga aksioni për uljen e çmimeve të pajisjeve shkollore.

“Qeveria në mbledhjen më 5 gusht miratoi vendim me të cilin siguroi ulje së bashku me tregtarët dhe furnizuesit e pajisjeve shkollore prej 10 deri në 15% të marzhës, në varësi nëse është me shumicë apo pakicë, ndërsa si referencë merret çmimi i datës 1 qershor të vitit 2025. Detyra e tregtarëve është të shënojnë se cili ka qenë çmimi më 1 qershor të vitit 2025 dhe mbi atë bazë të aplikojnë zbritjen prej 10 deri në 15 pëfr qind dhe në hyrje të shitores të vendosin mbishkrim ku shkruan ‘Më pak shpenzime, më shumë për qytetarët’. ISHT është në terren dhe vëzhgon nëse respektohet dhe deri tani nuk kemi vërejtur shkelje objektive të asaj për të cilën kemi rënë dakord”, theksoi kryeministri Mickoski gjatë vizitës në Koçan.

“Shporta shkollore” ka hyrë në fuqi më 15 gusht dhe do të zgjat deri më 15 shtator dhe është parashikuar të jetë lehtësim për buxhetin familjar të prindërve që kanë fëmijë që shkojnë në shkollë. Shporta i përmban të gjitha produktet e domosdoshme për fillim të vitit shkollor me çmime të nivelit nga 1 qershori, gjegjësisht të ulura nga 10 deri 15 për qind nga çmimet aktuale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More