Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Tashmë është zyrtare: PSG konfirmon shkarkimin e Tuchel

Paris Saint-Germaini ka lëshuar një komunikatë për media, përmes të cilës ka konfirmuar shkarkimin e Thomas Tuchel, ndërsa nuk e ka dhënë emrin e pasardhësit të tij.

Strategu gjerman ka qenë në krye të kampionit francez nga korriku i vitit 2018, ndërsa në javën e kaluar u raportua për shkarkimin e tij, porse vetëm sot (e martë) klubi e ka konfirmuar lajmin.

“Pas një analizimi të thellë të situatës së vet sportive, Paris Saint-Germaini vendosi ta ndërpresë kontratën e Thomas Tuchel”, ka thënë presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, përmes një komunikate.

“Dua ta falënderoj Thomas Tuchelin dhe stafin e tij për gjithçka që i kanë sjellë klubit. Thomas ka dhënë shumë energji dhe pasion në punën që ka bërë dhe padyshim se do të mbahen mend çastet e mira që i kemi përjetuar bashkë. Ia uroj të gjitha të mirat në të ardhmen”, ka thënë ai më tej.

Klubi nuk e ka bërë të ditur emrin e trajnerit të ardhshëm, porse Mauricio Pochettino është favorit për ta marrë drejtimin e PSG-së.

Postime të ngjashme

Chiesa: Juventusi ende beson në Scudetto, do të luftojmë deri në fund

Z H

Kur takohen dy kampionë

T E

Juventusi përgatit ofertën për Manuel Locatellin!

Z H

Pogba mungon edhe ndaj Chelsea-t, por Solskjaer rikuperon tre të tjerë!

Z H

Shqiptari firmos kontratë profesionale me klubin e njohur gjerman

Z H

Man.Utd – Milan, super derbi i Europa Ligës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...