Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Taulant Balla: PS analizë 6 mujore zgjedhjeve të 25 Prillit. Nisin përgatitjet për zgjedhjet lokale

Në një prononcim për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu , numri dy i PS Taulant Balla , kur na ndajnë dhe pak orë nga nisja e Asamblesë së PS tha se socialistët po bëhen gati për një analizë performance.

Ai tha se duke filluar që nga java e ardhshme do të nisë një analizë në të gjjitha nivelet e partisë.

Balla tha se Asambleja Kombëtare është fillimi i një procesi të domosdoshëm përgatitor, për PS dhe sfidat e reja elektorale.Intervista e plotë

Çfarë synoni të arrini përmes kësaj mbledhjeje të Asamblesë Kombëtare?

Balla: Mbledhja e Asamblesë Kombëtare është një moment i parë i takimit të forumit më të lartë drejtues përpara takimit të Kongresit, ku natyrshëm do të miratohen një sërë vendimesh që lidhen me një proces të gjerë analize që PS do të ndërmarrë duke filluar që nga java e ardhshme dhe do të propozohen vendimet që do të ratifikohen nga ana e Kongresit për të filluar një analizë në të gjitha nivelet, nga niveli i qendrës së votimit që mbulohet nga organizata socialiste në këshillat socialist të njësive administrative në nivel bashkie dhe ne nivel qarku.

Ky proces ne e kemi planifikuar që të marrë të paktën 6 muaj kohë , me qëllim që të bëjmë një analizë shumë cilësore sa i përket performancës së strukturave të PS në marrëdhënie me rezultatin historik në marrëdhënie me targetin që kemi pas apo objektivin qe kemi pas për çdo qendër votimi , çdo njësi administrative, çdo qark, dhe natyrshëm ta bashkë shoqërojmë këtë me një proces hapje dhe pranime te reja në PS , se PS jo vetëm që është forca me e madhe në vend por duhet që në mënyrë të vazhdueshme të ripërtërijë burimet e saj njerëzore dhe ne fund të këtij procesi do kemi dhe zgjedhje të bashkë drejtuesve të rinj të organizatave të PS, do të kemi zgjedhje të drejtuesve të PS në nivel të këshillit, apo në nivel bashkie sepse duhet të bëhemi gati për përballjen tonë të radhës që janë zgjedhjet vendore 2023, por natyrshëm puna për zgjedhjet e 2025 fillon sot.

Asambleja kombëtare është fillimi i një procesi sa normal aq edhe i domosdoshëm përgatitor, për forcën më të madhe politike në vend për sfidat e reja elektorale që na presin.

Përsa i përket Kongresit të 12 qershorit a priten të jepen sinjalet e para se si do formohet kabineti i ri qeverisës Rama 3?

Balla: Kongresi është në një moment historik për PS, është 30 vjetori i kësaj partie dhe kongresi do të çelet me një përmbledhje të rrugëtimit tonë.
Pjesa tjetër lidhet me prezantimin e vizionit tonë për Shqipërinë 2030 dhe sigurisht dhe pjesa që lidhet me mandatin e ri qeverisës.

Ne kemi një program ambicioz në këtë mandat të ri dhe gjatë kongresit Kryeministri Rama dhe përfaqësues të tjerë do të bëjnë një prezantim të objektivave tonë kryesorë.

Pjesa e tretë lidhet me punën voluminoze që do të bëjë vetë partia në kuadër të hapjes , të kësaj analize.

Do ngremë një komision të posaçëm të analizës së strukturave të PS , të sistemit të patronazhimit përgjatë zgjedhjeve dhe fushatës së 25 prillit për të parë ku gabuam dhe ku i përdorëm mirë burimet tona njerëzore në kuptimin e anëtarësisë së PS. Sukseset elektorale të PS lidhen me një punë kolosale të çdo anëtari të saj.

Postime të ngjashme

Rama në France 24: Presim dritën jeshile për negociatat

Lea Muslija

Rama zgjohet mes alpeve shqiptare: Mirmëngjes! (VIDEO)

Lea Muslija

Sot hapen kufijtë Shqipëri-Greqi

Lea Muslija

“Asnjë rast me COVID në Tiranë”, Manasterliu publikon shifrat: Ja sa vaksinime janë kryer deri më tani në vend

Dafina Vidishiqi

Vetëm tri raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Ndihmës Sekretari i Shtetit Reeker do të vizitojë Italinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...