Agjencia Zhurnal.mk

Tavë me makarona dhe kofsha pule

Përbërësit:
3 kofshë pule
salcë (Baretti Cubetti di pomodoro)
1 pako makarona (Ditali Baretti)
1 qepë
pak majdanoz
1 thelpi hudhër
2 lugë gjelle vaj ulliri
kripë
piper
1/2 litër ujë

Përgatitja:
1 Grini imët qepën, majdanozin dhe hudhrën. Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën dhe më pas shtoni dy lugë gjelle nga salca Baretti.
2 Teksa i përzieni mirë shtoni makaronat Ditali nga Baretti. Shtoni kripë, piper dhe majdanoz. Shtoni edhe gjysmë litri ujë. I përzieni mirë dhe i lini të ziejnë.
3 Ndërkohë në një tigan tjetër më vaj ulliri vendosni për të skuqur mishin e pulës. Mos harroni ti hidhni kripë.
4 Kaloni makaronat në një enë të madhe qelqi. Sipër i vendosni kofshat e pulës të skuqura. Shtojini ujë derisa ena të mbushet plotësisht.
5 Vendosini në furrë për tu pjekur në temperaturë 180 gradë përreth 1 orë. Shërbejeni të ngrohtë. Ju bëftë mirë!/shije.al

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...