Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Tavillah: Sa më shumë njerëz që do të vaksinohen, aq më shumë qarkullimi i virusit do të zvogëlohet

Shkup, 27 janar – Vështirë është të parashikohet data e saktë se kur vaksinat e mekanizimit Kovakas do të arrinin në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në një kumtesë të saj të mëparshme, Kovakas ka paralajmëruar se dorëzimi i vaksinave të shteteve -pjesëmarrëse në mekanizmin do të mund të fillojë në kohën e tremujorit të parë të vitit 2021, por ajo varet nga vendimet e favorshme rregullatorë, ashtu edhe nga gatishmëria e sistemit shëndetësor në çdo vend veç e veç. Nëse nuk ka problem në pjesën e vendimeve rregullatorë ose në pjesën e përgatitjes së shtetit, qëllimi është që dozat e para të vaksinës t’u dorëzohen të gjitha shteteve- pjesëmarrëse në mekanizmin KOVAKS njëkohësisht apo sa më afër atij qëllimi.

Këtë në intervistën për MIA-n e ka thënë dr. Xhihan Tavillah, përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ajo thekson se OBSH ka miratuar përdorimin urgjent të vaksinës Pfizer Kovid-19 (BNT162b2) dhe thekson se ka 12 vaksina për momentin që janë mjet i vlerësimit për marrjen e miratimit në përdorim urgjent ku tre janë në fazën përfundimtare të vlerësimit, ndërsa ekzistojnë edhe dy vaksina tjera që për momentin gjenden në fazën e dorëzimit të të dhënave të nevojshme nga OBSH. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Aleanca për Shqiptarët: Fton Qeverinë të jenë më të përgjegjshëm në parandalimin e rreziqeve nga zjarret

D V

Mickoski niset drejt Koçanit

D V

Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoni

D V

Zaevi: Unë dhe disa ministra jemi nisur drejt Koçanit

D V

Në territorin e Qytetit të Shkupit intervenime për 16 zjarre, të gjithë janë lokalizuar

D V

Po evakuohen personat e palëvizshëm dhe prona pas zjarrit në lokalitetin Pasjak në rajonin e Pehçevës-Dellçevës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...