Taylor Swift ka shprehur entuziazmin e saj për albumin e ri të mikeshës së saj të ngushtë, Selena Gomez.
Këngëtarja 35-vjeçare ndau kopertinën e albumit “I Said I Love You First” në Instagram, duke shkruar: “E dua shumë në të vërtetë këtë album”, ndërsa etiketoi Gomez dhe të fejuarin e saj, Benny Blanco.
Gomez e ripostoi mesazhin me mbishkrimin “Love you, Tay” dhe një emoji zemre, shkruan DailyMail.
Blanco, i cili u fejua me Gomez në dhjetor 2024, ka pranuar se ishte ajo që e bëri një Swiftie të vërtetë.
Ai tha se tani dëgjon këngët e Swift me pasion dhe ndihet “i lirë” kur i këndon.
Pas publikimit të albumit, Blanco i bëri një dedikim të ndjerë Gomez-it, duke thënë se albumi nuk do të ekzistonte pa të.
Swift dhe Gomez kanë një miqësi të gjatë prej më shumë se një dekade dhe kanë qëndruar pranë njëra-tjetrës në çdo hap të karrierës dhe jetës personale.