Tayna shpenzoi 3500 euro për një nga paraqitjet e fundit në Paris

Reperja shqiptare, Tayna, emri i vërtetë i të cilës është Doruntina Shala, gjatë këtyre ditëve ka bërë një pushim në Francë.

Artistja, që tashmë ka fituar zemrat e mijëra fansave, po vazhdon të jetë personazh shumë i komentuar në rrjete sociale.

24-vjeçarja së fundmi mori vëmendje me disa fotografi që ka ndarë në Instagram, ku shfaqet me një triko të markës ‘Balenciaga’ dhe pantallona lëkure.

E këtë herë ka qenë faqja ‘Shqip Closet’, e cila ka njoftuar për çmimin e plotë të kësaj paraqitje.

Sipas faqe, bluza ‘Balenciaga’ kushton hiç më pak se 975 euro, çanta 1550 si dhe në këtë imazh duket më flokë më të gjata që për të arritur një pamje të tillë i duhen 1000 euro.

Tayna (Foto: Instagram)

Në total, dukja e artistes nga Prizreni kap vlerën e mbi 3500 eurove.

Krahas kësaj, Tayna ka nisur punën edhe për disa projekte të reja muzikore. 

Related posts

Rita Ora tregon figurën e saj të lakmueshme trupore ndërsa largohet për në palestër nga hoteli në New York

D V

Tre konkurentë të rinj në “Për’puthen”, midis tyre vëllai i Mevlanit

D V

Loredana, Yll Limani, Ledri Vula – artistët shqiptarë shijojnë pushimet në Mykonos të Greqisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More