Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Të akuzuarit e “Monstrës”: Jemi të pafajshëm, të meret vendim i drejtë!

Shkup, 3 shkurt – Zhurnal.mk – Të akuzuarit në fjalët e tyre të fundit para se gjykata të vendos për ta më 23 shkurt, u deklaruan të pafajshëm, raporton SHENJA.

Fejzi Aziri, i akuzuar

“Dua të theksoj se ka mungesë të transkripteve të video inçizimeve që janë bërë nën masa të veçanta. E mohoj kategorikisht se jam i përfshirë në këtë rast. Kërkoj që gjykata ta vlerësoj këtë dhe para se të marrë vendim, të vendoset në vendin tim që prej 9 vitesh po zvarritem burgjeve pa faj”.

Haki Aziri, i akuzuar

“Pajtohem me fjalët përfundimtare të mbrojtjes time dhe kërkoj qe të lirohem nga akuza”.

Agim Ismailoviq, i akuzuar

“Betohem se këtë vepër nuk e kam bërë. Unë i kam dy fëmijë, ashtu siç nuk do doja që atyre të jau bëjë dikush ashtu, as nuk do ju bëja diçka dikujt tjetër. Unë po dënohem dy herë, njëherë në vitin 2012 dhe tani në 2021 nga prokuroria. Nëse Hakiu si dëshmitar i mbrojtur më ka përshkruar mua si vrasës me vullnetin e tij, do të përshkruante më mirë sepse ne jemi shokë dhe njihemi. Një jave para se të na arrestojnë mua dhe Hakiut na i kanë marrë analizat e gjakut. Nëse do kishte prova kundër nesh, përse nuk na arrestuan atë ditë. E lus gjykatën që ti marrë parasysh të gjitha këto, para se të marrë vendimin”

Gjykata pritet që të vendos më 23 shkurt për vendimin përfundimtare.

Postime të ngjashme

“Qeveria furnizohet me automjete zyrtare, por jo dhe me zjarrfikëse dhe ambulanca”

Z H

Gjendet një trup i pajetë në lumin Vardar

Z H

Pendarovski: Armata është e gatshme të intervenojë kudo

Z H

Në manifestimin “Dita e Republikës” në Krushevë, në prezencën e Ahmetit dhe Grubit gjuha shqipe u la në “harresë”, reagojnë funksionar të BDI-së

R Zh

Vuçiç: Serbia është e gatshme të nisë helikopterët për të shuar zjarret në Maqedoni

Z H

Angellov: Nevojitet reformë e plotë e sistemit për menaxhim me kriza

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...