Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Të akuzuarit në rastin “Monstra” do të bëjnë mbikqyrje në raportin e MPB-së për celularët e konfiskuar

Shkup, 11 janar – Zhurnal.mk – Mbrojtja dhe të akuzuarit në rastin “Monstra” sot do të bëjnë mbikqyrje në raportin e MPB-së për analizën e 10 nga 31 celularëve. Ky vendim doli nga fakti se avokatët dhe të akuzuarit në këtë lëndë kanë marrë vetëm raportim të analizës, por jo edhe përmbajtjen e raportit të MPB-së për celularët.

Përfaqësuesi i Repartit për forenzikë digjitale, gjatë deklaratës së tij në gjykatë e sqaroi procedurën se si bëhet analiza e celularëve.

“Ekzistojnë raste kur softuerët nuk ofrojnë mbështetje për nxjerrje të celularit speficik. Përgatitja e këtij raporti filloi më 24 tetor të vitit 2019 dhe ka zgjatur deri në shkurt të vitit 2020”, tha ai.

Parregullsia teknike te një pjesë e celularëve ishte mungesa e baterisë, pamundësia për lidhje me kompjuter, mosfunksionimi i baterisë dhe ngjashëm.

Rastin “Monstra” e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues të akuzës janë prokurorja Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski.

Postime të ngjashme

Bilall Kasami pret në takim ambasadorin e OSBE-së, Klemens Koja

Bexhet Musliu

Sela: Ikja e Mijallkovit një skenar i Zaev për të fshehur dënimin e rastit “Mostra”

Bexhet Musliu

Çun Lajçi i reagon edhe me video, Grubit: Turp për ju me fëlliqë emrin tim!

Bexhet Musliu

Joveski: Ka mundësi të ndryshohet masa e paraburgimit shtëpiak

T E

Palmer: Interesat amerikane në Ballkan, të pandryshuara

T E

Mickoski: Do ta mposht koalicionin e krimit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...