Agjencia Zhurnal.mk

Të burgosurit konfirmojnë lajmin e Zhurnal: Gjendja në burgjet është katastrofale, për shkak njërit mund të infektohemi gjithë me virus!

Shkup, 24 mars, zhurnal.mk – Avokati Naser Raufi sot në një prononcim për Zhurnal tronditi opinionin duke theksuar se ka të burgosur që janë shumë të sëmurë nëpër burgje, dhe asnjë mjek nuk shkon t’i viziton.

Madje Raufi shprehet i bindur se ka të burgosur që janë të prekur nga koronavirusi, por nuk kanë trajtim mjeksor dhe këtë gjë e fsheh shteti.

Ai apelon që autoritetet të bëjnë një revizion në këto burgje dhe të iu japin trajtim mjeksor të burgosurve.

“Edhe te burgjet duhet të bëhet një revizion, ka shumë të sëmurë, besoj se ka të sëmurë edhe nga koronavirusi, bile jam i sigurt që ka nga korona të sëmurë dhe këtë punë e fshehin autoritetet, se nuk kanë parakushte që ti shërojnë. Ka edhe me sëmndje shumë më të rënda me hepatite, ato duhet krejt ti çojnë ose në paraburgim shtëpiak ose në burg shtëpiak. Me ligjin për procedurat penale ka edhe Burg Shtëpiak, jo vetëm paraburgim shtëpiak. Pse nuk i çojnë ato që janë me dënime më të vogla me nga 2-3 vjet burg që iu kanë mbet, le ti cojnë në shtëpi ata, edhe këto që kanë paraburgim që janë me sëmundje, duhet të kenë kontroll të mjekut”, ka deklaruar për Zhurnal, avokati Naser Raufi.

Lajmin në fjalë për temën që shkroi Zhurnal e kanë konfirmuar disa të burgosur ku kanë dërguar një letër për “Kurir” ku të njejtit thonë se gjendjen e kanë shumë të rëndë dhe se pohimet të avokatit Raufi janë të sakta.

“Duam të ju lajmërojmë se në bugjet gjendja është kritike. Vetëm të burgosurit mbetën të gjithë së bashku, dhe për shkak të njërit mund mbi 100 persona të infektohen me koronavirus. Avokati Raufi ka të drejtë. E lusim qeverinë të ndërmerr diçka në këtë aspekt sepse ne këtu nuk jemi të sigurtë. Ose Presidenti Pendarovski të jep amnesti të jashtëzakonshme për shkak të krizës me virusin”, informojnë të burgosurit.

Ndryshe, Agjencia e Lajmeve Zhurnal menjëherë pas pohimeve tronditëse të Avokatit Raufi, tentoi të bie në kontakt me zv/drejtorin e burgut të Idrizovës, Femi Jonuzi. Por edhe pas shumë tentimeve ai ishte i pakapshëm për redaksinë tonë për të pyetur për gjendjen e të burgosurve në këto ditë që ka kapluar vendin tonë koronavirusi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...