Të dehur dhe me shpejtësi të lartë, Policia monitoron aksin Tiranë-Elbasan: Pezullohen 12 leje drejtimi, vendosen dhjetëra gjoba

Policia Rrugore kanë monitoruar me radarë e alkooltestues rrugën interurbane Tiranë-Elbasan-Tiranë, me qëllimin, shmangien e aksidenteve rrugore.

 

Gjatë operimit të tyre, janë konstatuar 11 mjete duke lëvizur me shpejtësi tejet normave të lejuara.

Gjithashtu, 4 drejtues mjetesh janë gjetur në gjendje të dehur, si dhe janë pezulluar 12 leje drejtimi.

Njoftimi i Policisë:

Bërzhitë, Tiranë
Vijon monitorimi i qarkullimit nga Policia Rrugore e Tiranës me radarë e alkooltestues, , në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan-Tiranë për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur .

Prej orës 19:00 dhe deri në orën 24:00, si rezultat i monitorimit me radar në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, konkretisht në Bërzhitë, u konstatuan 11 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara që varionin deri ne 159 km/h, ku drejtuesve të automjeteve u është pezulluar Leja e Drejtimit.

Gjithashtu, u konstatuan dhe 19 raste me shpejtësi nga 115 km/h deri në 127 km/h, ku drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan me masë administrative 6.000 deri në 12.000 lekë të rinj secili.

Nga monitorimi me alkooltestues në të gjitha rrugët e Tiranës, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtetet e flagrancës 4 drejtues mjetesh në gjendje të dehur deri në masën 1.23 mg/l dhe 2 që drejtonin mjetin pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar 12 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë vendosur 16 masa administrative me vlerë nga nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, mos neglizhoni duke cënuar e vrarë jetën në rrugë.

Të gjitha rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin janë të monitoruara me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparatë fotografikë .

https://www.facebook.com/watch/?v=517907256107255

Related posts

Një person arrestohet për dhunë fizike dhe seksuale ndaj një femre

D V

Arrestohen dy persona në Lezhë dhe Durrës për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit

N E

Gjirokastër, 72-vjeçari e lyen me benzinë dhe i vë flakën bashkëshortes

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More