Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Të dëmtuarit e Eurostandard bankës edhe më tej kërkojnë të hollat e tyre

Shkup, 28 janar – Zhurnal.mk – Depozituesit e dëmtuar të Eurosandard bank kërkojnë përgjegjësi dhe në një komunikatë dërguar mediave thonë se “tani ose pak më vonë, duhet të ketë përgjegjësi dhe paratë duhet të na kthehen”.

“Është mëse e qartë se Trifun Kostovski, Kosta Kostovski dhe Nikollçe Petkoski janë tre lojtarët e ekipit të parë nga banka e grabitur Eurostandard të cilët me vetëdije inicuan, organizuan dhe kryen vjedhjen masive të depozitave dhe fondeve tona në llogaritë rrjedhëse bankare. Nënshkrimet e tyre, kolektive ose individuale, janë në dokumentet të cilët i kanë aprovuar kreditë e papaguara të qindra ndërmarrjeve të zgjedhura në dhjetëra miliona euro me një plan të paracaktuar për të parandaluar që ato të shlyhen. Por nuk është mjaft e qartë përse guvernatorja Anita Angellovska Bezhoska, e cila është ligjërisht kompetente dhe e detyruar të mbrojë depozitat e qytetarëve dhe kompanive në banka, i la ata të vidhnin dhe na lejoi të vidhemi plotësisht tani. Për më tepër, cilat janë motivet e guvernatores Bezhoska për të mos gënjyer publikisht se depozitat tona janë të sigurta, edhe kur ajo tashmë e dinte dhe kishte marrë vendim që brenda një kohe të shkurtër do ta mbyllte bankën”, thuhet në komunikatë.

Ata shtojnë se “situata po zien në radhët e të dëmtuarve”. “Vjedhja, injorimi dhe tolerimi i krimit të organizuar nuk do të kalojë. Agonia duhet të ndalet”, porosisin depozituesit e dëmtuar të Eurostandard bank.

Postime të ngjashme

Llajka: Vala e nxehtësisë ndikon edhe ndaj kafshëve, qytetarët të kenë kujdes me kanakarët e tyre

Z H

Normalizohet komunikacioni hekurudhor, makinistët e kanë ndërprerë bojkotin

Z H

Sllovenia dërgon 16 automjete dhe 46 zjarrfikës

Z H

Promovohet pulla postare kushtuar 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit

Z H

Zhurnal mëson / Pas 22 viteve, Policia Pyjore në Shkup me udhëheqës shqiptar

R Zh

Lëshohet në përdorim aplikacioni CommoPass për udhëtim jashtë vendit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...