Të dhënat nga MSH: Vazhdojnë shifrat dhe humbjet e larta të jetëve 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja të ecurisë së COVID-19 në vendin tonë.

 

Në njoftimin zyrtar thuhet, se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 864 persona të infektuar me virusin. Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 4 qytetarë, respektivisht, një qytetare nga Tirana 65 vjeçe, një qytetar nga Kolonja 65 vjeç, një qytetar nga Shkodra 78 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 82 vjeç. Lajmi mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shpallur të shëruar 679 qytetarë.

Sakaq, “Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Nëse jeni mbi 18 vjeç, mund të vaksiniheni në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi

Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”.

Related posts

Shënohet viktima e parë nga COVID-19 në Shqipëri pas një muaji

D V

Ilir Meta kërkon informacion për ministrat e rinj, Yuri Kim vizitë në SPAK

N E

“Zëri i Amerikës” i kujton Bashës precedentin me Tom Doshin: Tani duhet të vendosë çfarë do bëjë me Berishën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More