Të dielën do të mbahet maratona e 17të e Shkupit

Shkup, 29 shtator – Qyteti i Shkupit edhe këtë vit do të hapë dyert për garuesit nga e gjithë bota të cilët do të marrin pjesë në manifestimin sportiv më masiv në vendin tonë – Viz Er Maratona e Shkupit 2021. Detajet për maratonën e 17-të radhazi e cila do të mbahet të dielën, më 3 tetor 2021, u bënë të ditura në konferencën e shtypit të sotme në të cilën folën kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, drejtori sportiv i Viz Er Maratona e Shkupit, Kire Sinadinovski dhe atletët Adrijana Pop Arsova dhe Dario Ivanovski.

  • Është krenari për mua që këtë vit, edhe përpos pandemisë botërore Kovid vazhdojmë ta mbajmë maratonën e Shkupit, e cila është bërë tashmë një shenjë dalluese për qytetin tonë. Maratona rritet nga viti në vit dhe është bërë maratona më e madhe e Ballkanit, gjë për të cilën dua t’i falënderoj organizatorët. Nëpërmjet kësaj tradite për më shumë se një dekadë e gjysmë Qyteti i Shkupit motivon qytetarët të fillojnë të merren me sport dhe rekreacion. Qyteti i Shkupit punon pikërisht në përmirësimin e kësaj infrastrukture për të siguruar kushte më të mira për rekreacion dhe sport – pista e tartanit në Parkun e qytetit mundëson kryerjen e përgatitjeve madje deri në nivel profesional. Në organizimin e maratonës këtë vit janë përfshirë qindra vullnetarë dhe profesionistë që është garanci se, si gjithmonë, maratona do të kalojë në rendin më të mirë – tha sot kryetari Petre Shilegov.
    Ai falënderoi të gjithë personat e përfshirë, si dhe organizatorët e garës të cilët punojnë me këmbëngulje për popullarizimin e maratonës.
  • Qyteti i Shkupit siguroi logjistikën e plotë dhe ndihmë të pjesshme financiare për organizatorët, kurse për pjesëmarrësit në maratonë, diku mbi 7.000 njerëz këtë vit, që është një numër fantastik, shërbimet dhe ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit janë vënë në dispozicion të plotë me qëllim që të dielën të kemi korridore vrapimi të pastra, të sigurta dhe të mira. Rekordmenët tanë i përgëzoj për sukseset e tyre të rëndësishme në këtë garë të vështirë, ndërsa të gjithë pjesëmarrësve u uroj garë të mirë dhe argëtim – shtoi Shilegov.

Maratona e Shkupit e sivjetme do të mbahet me respektimin e të gjitha masave dhe protokollove të përcaktuara për mbrojtjen nga Kovid 19. Sipas organizatorëve, janë paraqitur rreth 7.000 garues nga më shumë 40 vende të botës, me fokus të veçantë te atletët vendas.

Starti i gjysmë-maratonës, maratonës dhe maratonës-stafetë do të jetë më 3 tetor (e diel) në orën 8, përderisa starti i garës në 5.000 metra është në orën 8:10 në sheshin para Qendrës sportive „Boris Trajkovski“.

Garuesit do të vrapojnë nga starti, nëpër rrugën “Bledski Dogovor” deri në bulevardin “Ilinden”, djathtas përgjatë bulevardit deri te kryqëzimi me rrugën “Lubjanska” dhe nëpër të drejt te “Moskovska”, pastaj djathtas nëpër rrugën “Vojvoda Vasil Çakalarov”, në fund të rrugës bëhet kthimi gjysmërrethor prapa, kur do të kthehen te Konvikti i studentëve „Goce Delçev” vazhdohet drejt nëpër bulevardin “Mitopolit Teodosij Gloganov”, nëpër rrugët “Dimtrie Çupovski”, “11 Tetori” “Republika e Krushevës” “Brigada e Tretë Maqedonase” “Franjo Kluz”, bulevardin “Jane Sandanski” deri në fund (kryqëzimi me bulevardin “Serbia”), para semaforit me bulevardin “Serbia” bëhet kthimi gjysmërrethor prapa (në të njëjtën korsi rrugore) nëpër bulevardin “Jane Sandanski”, “Franjo Kluz”, “Brigada e Tretë Maqedonase”, “Republika e Krushevës”, “11 Tetori”, nëpër “Dimitrie Çupovski” deri në kryqëzimin djathtas në bulevardin “Shën Klimenti i Ohrit” deri në bulevardin “Ilinden” majtas te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në finish, sheshin para Qendrës sportive “Boris Trajkovski”.

Related posts

OBRM-PDUKM: Qeveria është vonuar me fushatën e vaksinimit

Redaksia

Zhurnal mëson / Nëse LSDM bënë koalicion me BDI edhe për komunën e Tetovës, Lëvizja Besa do të shqyrtoj opsionin për formimin e qeverisë së re me partitë opozitare

R Zh

MPPS me thirrje të respektohen masat për mbrojtje nga i ngrohti

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More