Të dielën regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

nga D. V.

Shkup, 9 maj – SPB Shkup informon qytetarët se të dielën nga ora 08:30 deri në 10:30 për shkak të mbajtjes së një gare rrugore prej 10 km, do të marrë masa për një regjim të posaçëm të komunikacionit.

Siç informon MPB-ja, gara do të fillojë me një pozicion fillestar në bul. “Ilinden” – lokacioni Fontana, ndërsa garuesit do të lëvizin përgjatë bul. “Ilinden” deri në kryqëzimin me rr. “Nikolla Parapunov”, pastaj deri te kryqëzimi me rr. “Aradhat Partizane”, djathtas (në korsinë e djathtë drejt lagjes Gjorçe Petrov) deri te ura Vllajko ku kthehen në gjysmërreth dhe prapa përgjatë të njëjtës korsi deri te kryqëzimi me rr. “Ljubljanska” ku kthehen në gjysmërreth dhe kthehen përgjatë të njëjtës korsi deri në rr. “Nikolla Parapunov” dhe përgjatë bul. “Ilinden” deri në lokacionin – Fontana në bulevardin “Ilinden”.

SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve që marrin pjesë në komunikacion, të respektojnë urdhërat e dhëna nga nëpunësit policorë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More