Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Të drejtat e bullgarëve në RMV, presidenti Radev mbledh shefat e shërbimeve speciale

Sofje, 1 mars – Presidenti bullgar Rumen Radev, në një takim me shefat e shërbimeve speciale bullgare, bëri thirrje që të ndërmerren masa në kohë për mbrojtje adekuate të të drejtave të qytetarëve bullgarë jashtë Bullgarisë, të cilët janë të ekspozuar ndaj sulmeve vetëm për shkak të vetëdijes së tyre nacionale.

Në takim, siç u njoftua nga Kabineti i Radevit, ka marrë pjesë edhe zëvendëspresidentja, Iliana Jotova.

Gjithashtu, në takim, është diskutuar edhe çështja në Strumicë me qytetarët e sulmuar që identifikohen si Bullgarë.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme e  Sofjes njoftoi se ambasadori bullgar në Shkup, Angel Angellov dhe përfaqësuesi Special i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bullgarinë, Vllado Buçkovski diskutuan për bashkëpunimin aktual midis Sofjes dhe Shkupit.

Gjatë bisedës, theksi më i madh është vendosur në lidhjet në fushën e mediave, arsimit, kulturës, kujdesit shëndetësor dhe projekteve të infrastrukturës.

Postime të ngjashme

Lajçak: Shkupi ka përmbushur detyrimet, është radha e Brukselit

R Zh

Agjenda kryeministrit Zaev: Takime pune në Bruksel, Madrid dhe Athinë

R Zh

Arifi: Fillon rekonstruimi i rrugës lokale Tetovë-Bërvenicë

R Zh

Editorial: Sfidat kryesore të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2021

R Zh

Ndërtimi i bulevardit “Bosnjë e Hercegovina” hyn në fazën përfumdimtare

R Zh

Gashi: Integrimi i përnjëhershëm dhe i plotë i Ballkanit Perëndimor në BE mund ta qetësojë rajonin tonë të trazuar

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...