Agjencia Zhurnal.mk

Të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut do të kenë 1.814.263 votues

Shkup, 1 korrik, zhurnal.mk – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot e përmbylli Listën e Votuesve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut. Të drejtë vote në zgjedhje do të kenë 1.814.263 votues.

Në Listën e Votuesve janë regjistruar një milionë e 729 mijë e 189 persona. Persona të cilët janë shpërngulur ose jetojnë jashtë vendit në listat e posaçme zgjedhore janë regjistruar 83.054 votues. Në listën e posaçme zgjedhore për personat në burg dhe në paraburgim janë regjistruar 1.657 votues, në shtëpitë e të moshuarve 357 dhe gjashtë persona konsiderohen si persona të shpërngulur brenda vendit.

Në Listën e Votuesve bëjnë pjesë edhe personat të cilët deri në ditën e zgjedhjeve do të mbushin 18 vjet, si dhe të gjithë qytetarët tanë të cilët nëse vijnë në vend deri në ditën e votimit do të mund të votojnë. Të drejtën e votës do të mund ta realizojnë vetëm ata persona që kanë letërnjoftime dhe pasaporta të vlefshme. Më së shumti votues ka në Kumanovë, mbi 90 mijë.

Më 13 korrik votojnë personat pozitivë në Kovid-19, ndërsa më 14 korrik të sëmurët dhe të sëmurët kronikë, të cilët për votim mund të dorëzojnë kërkesë deri te KKZ më së voni deri më 8 korrik në mesnatë. Pozitivët në Kovid-19 këtë duhet ta bëjnë me të autorizuar.

Në 90 vendvotime në shtetin tonë ka më pak se 10 votues dhe sipas Kodit Zgjedhor, këta votues do të mund të votojnë në vendvotimin më të afërt. Në Makedonski Brod ka 11 vendvotime të tilla, në Probishtip 7, në Prilep 13, etj.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...