Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Të enjten do të vendoset nëse deputetët mund të punojnë online gjatë seancave

Shkup, 23 nëntor – Zhurnal.mk – Propozimi për ndryshimin e Rregullores për punë të Kuvendit, me procedurë të shkurtar që para sheh përfshirje të punës nga distanca të deputetëve me Covid dhe në vetizolim, është vënë në rend dite në seancën të cilën kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e caktoi për të enjten më 26 nëntor, informon Zhurnal.

Gjithsesi, nuk dihet se kur mundësia për kyçje online të deputetëve do të bëhet realitet duke patur parasysh se për t’u sjellur propopzimi, nevojitet shumicë e 61 e deputetëve që për momentin nuk janë përshkak mungesës së disa deputetëve për arsye shëndetësore, pothuajse të gjithë përshkak Covid.

Nga ana tjetër partitë opozitare nga VMRO-DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kundërshtojnë këtë mënyrë të punës, duke thënë se në këtë mënyrë shumica parlamentare duan të fshehin shumicën e brishtë prej vetëm 62 deputetëve dhe se me këtë do të shkelet Kushtetuta.

Partitë në pushtet konsiderojnë se duhet t’u mundësohet deputetëve të punojnë nga shtëpia vetëm atëherë kur deputeti do të ketë vendim nga institucioni përkatës shëndetësor, ndërsa në propopzim janë shkruar dhe mënyra e thirrjes të deputetit dhe sqarimi.

Me ndryshimin parashihet që në nenin 30 të rregullores aktuale, pas paragrafit 1 të shtohen edhe dy paragrafe tjera – 2 dhe 3, të cilat kanë të bëjnë për gjendjen shëndetësore dhe si duhet një deputet të veprojë.

“Nëse rezenca e deputetit në seancë të Kuvendit paraqet rrezik për shëndetin e deputetëve të tjerë, deputeti është i detyruar të njoftojë kryetarin e Kuvendit dhe të njoftojë se në seancë do të marë pjesë nga distanca. Deputeti gjithashtu në mënyrë elektronike i dërgon kryetarit të Kuvendit dokument nga organi kompetent me të cilin konfirmon se nuk mundet fizikisht të mer pjesë në seancë”, thuhet në propozim ndryshim.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Radev: Rruga e RMV drejt BE kalon përmes Bullgarisë

R Zh

Petkovski: Duhet të mbahet një referendum konsultativ mbi kushtet e vendosura nga Bullgaria

Dafina Vidishiqi

Akuza për grupin nga Shkupi e Kumanova, të dyshuar për terrorizëm

Dafina Vidishiqi

Gjobiten 330 shoferë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

LSDM-ja nis aktivitetet për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Shahpaska: Personat mbi 60 vjeç dhe gratë shtatzëna të mos shkojnë në punë gjatë valës së nxehtë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...