Agjencia Zhurnal.mk

Të enjten në Tetovë protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Tetovë, 3 gusht – Zhurnal.mk – Ditën e enjte do të organizohet protestë në Tetovë kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të rrymës elektrike prej 7.4 për qind.

Paralajmërimin e protestës e ka bë anëtari i këshillit organizativ, Arianit Xhaferi.

“Për të shprehur revoltën ndaj rritjes së çmimit të energjisë elektrike si dhe ndaj shumë problemeve të lidhura me energjetikën, ditën e Enjte, me datë 6 Gusht 2020, në ora 19.00 organizohet PROTESTË në sheshin Iliria në Tetovë. Gjatë ditëve në vazhdim do ju informojmë më hollësisht me kërkesat.– Këshilli nismëtar” shkruan Arianit Xhaferi.

Ndryshe protestë pritet të organizohet gjithashtu edhe në kryeqytet duke filluar njësoj të enjten nga ora 19:00 në Çair.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...