Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Të festohet me pëgjegjësi me qëllim të mbrojtjes nga Kovid-19

Shkup, 30 dhjetor – Zhurnal.mk – Festat e Vitit të Ri qytetarët t’i festojnë me përgjegjësi dhe në rrethin e familjes, që ta mbrojnë shëndetin dhe ta parandalojnë përhapjen e virusit korona, bëjnë thirrje kompetentët. Ata paralajmërojnë se të gjithë ata të cilët gjatë Vitit të Ri do të organizojnë ahengje grupore në banesa ose uikend-shtëpiza, menjëherë të përballen me përgjegjësi.

Gjithashtu, si edhe një masë për mbrojtje nga Kovid-19, është edhe numri falas i telefonit i publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Në atë numër qytetarët mund të lajmërohen dhe të denoncojnë fqinjët nëse grupohen.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski bën thirrje që qytetarët të festojnë me përgjegjësi, në rrethin e familjes dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë bashkërisht drejtë përballjes me krizën Kovid.

“Nëse gjatë natës së Vitit të Ri jepen uikend-shtëpiza ose banesa ku do të ketë 15, 20 ose 30 persona si grup, atëherë pronari i atij objekti i cili e ka dhënë dhe ata të cilët janë të pranishëm në aheng do të kenë përgjegjësi, gjegjësisht do të mbajnë përgjegjësi penale”, tha Spasovski.

Sqaroi se do të ketë kontrolle në mbarë territorin e shtetit në të gjitha qytetet dhe në të gjitha qendrat turistike.

Spasovski paralajmëroi se me përkushtim dhe maksimalisht do të punojnë dhe do të kontrollojnë gjithkund ku ka nevojë, që t’i ndihmohet shoqërisë dhe të parandalohet përhapja e virusit korona.

“Në përgjithësi, normalisht duhet të kalojë nata e Vitit të Ri, të festojmë të gjithë me përgjegjësi sepse ajo që absolutisht mendoj se do të jetë e gabuar dhe askush prej nesh nuk do të jetë i qetë nëse në natën e Vitit të Ri organizojmë çfarëdo lloj argëtimi apo festimi apo pritje të Vitit të Ri në ndonjë rreth të madh të miqve, të bashkëpunëtorëve etj.”, shtoi ministri.

Përndryshe, edhe krahas uljes së lehtë të numrit të të saposëmurëve nga Kovid-19 gjatë ditëve paraprake, dje ishin regjistruar madje 498 raste të reja. Nga Ministria e Shëndetësisë sigurojnë se në spitalet përgjatë shtetit ka ende shtretër të lirë, përcjellë Zhurnal.

Në repartet infektive në kryeqytet dhe në vend po mjekohen gjithsej 985 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me virus korona.

“Në spitalin në Manastir të hospitalizuar janë 41 pacientë pozitiv dhe të dyshuar në Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 53 pacientë. Në repartin infektivë në Tetovë ka 31 pacientë, në Veles mjekohen 30 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 90 pacientë dhe të dyshuar në Kovid-19. Në kovid qendrën në Ohër ka të hospitalizuar 60 pacientë, në Prilep 10, në kovid qendrën në Gostivar 37. ndërsa në Strugë 36 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë hospitalizuar 52 pacientë, në Koçani 14, në Kërçovë 10, Kavadar 29, në Gjevgjeli 14 persona, në Dibër 5 pozitivë dhe të dyshuar në koronavirus”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikurve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 82.301, numri i pacientëve të shëruar është 60.256, i të vdekurve është 2.473, ndërsa numri i rasteve aktive është 19.572. Instituti i Shëndetit Publike dje regjistroi gjithsej 606 pacientë të shëruar, por edhe 17 të vdekur.

Postime të ngjashme

Shkëmbi mbi fshatin Radozhdë të Strugës i rrezikshëm për banorët

T E

Sa të rezikuar jemi? Kroacia dhe Slovenia regjistrojnë rastet e para me variantin afrikano jugor

T E

Mihailoski: Me ngritjen e standardit ekonomik, të rinjtë do arrijmë t’i mbajmë këtu të bëjnë të ardhme dhe karierë

T E

Kërkohet paraburgim për dy pjesëmarës në protestën për rastin Monstra

T E

721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur, bilanci nga Covid 19

T E

Digjet një veturë në autostradën Shkup-Veles

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...