Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Të Gjelbrit evropianë: Negociatat me Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë sa më parë

Shkup, 29 shtator, zhurnal.mk – Shefi i partisë së Të Gjelbërve evropianë, Rajnhard Butikofer konsideron se nuk guxon të pengohet vendimi për datë për negociata me Maqedoninë e Veriut duke pasur parasysh përparimin e madh që e realizoi vendi.

Ky është qëndrimi i grupit të Të Gjelbërve evropianë në Parlamentin evropian, kryetari i të cilëve, Butikofer dje u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të RMV-së, Bujar Osmani.

Ai në deklaratë për MIA-n porositi se Të Gjelbrit kanë qëndrim “shumë të qartë” lidhur me fillimin e negociatave për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut, si dhe lidhur me përmbajtjen e Bullgarisë për shkak të mospajtimeve bilaterale.

“Dëshirojmë korniza negociuese me Maqedoninë e Veriut të harmonizohet sa më shpejtë. Populli në Maqedoninë e Veriut pret me durim tashmë një kohë të gjatë, ai dha mbështetje për hapa të rëndësishëm dhe të guximshëm, hapëron në kuptim ë caktuar pa precedent, që të ndihmohet hapja e dyerve drejt inkuadrimit formal të Maqedonisë së Veriut në familjen evropiane të kombeve”, deklaroi Butikofer.

Lidhur me memorandumin bullgar, dërguar vendeve anëtare, në të cilin kërkohet zgjidhje e mospajtimeve të caktuara bilaterale para se të miratohet korniza negociuese, shefi i Të Gjelbërve deklaroi se kjo “nuk ndihmon”.

“Vështirësitë të cilat u paraqitën kohë më parë duhet të tejkalohen. Nuk besojmë fare se do të ndihmonte të sillet në pikëpyetje përmbajtja e Marrëveshjes së Prespës dhe Fryma prespane. Unë jam optimist se së shpejti do të arrihet unanimiteti rreth kësaj çështje”, theksoi Rajnhard Butikofer.

Postime të ngjashme

Teuta Arifi inspekton nga afër punimet në Çarshinë e Epërme

Dafina Vidishiqi

Të shtëna me armë zjarri në Çarshi të Shkupit

Dafina Vidishiqi

Hungaria hapi Konsullatë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

RMV, padi ndaj tetë personave për armëmbajtje, terrorizëm e luftime për ISIS në kuadër të rastit “Qelia”

Dafina Vidishiqi

Filipçe: Në shtator, nxënësit mund të kthehen në bankat e tyre

Dafina Vidishiqi

Zaev: Te ne kanë ndikim forca dhe palë të treta

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...