Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Të gjitha shkaqet që bëjnë që syri të dridhet

Zhurnal Ads

Në fakt nuk është dridhja e syve tuaj, por e muskujve të qepallës

Shkaqet mund të jenë të ndryshme; nga mungesa e gjumit, alkooli, stresi dhe dehidrimi.

Dridhja zakonisht zgjidhet vetvetiu. Pra, syri juaj nuk lëviz aspak, por fjala është për lëvizjen e qepallës.

Dridhja e qepallave është mjaft e zakonshme dhe zakonisht nuk ka nevojë të shqetësoheni, thotë dr. Ming Wang, përcjell Telegrafi.

Gjendja e dridhjes së përkohshme ose të zgjatur e syrit quhet miokimi e qepallës dhe është rezultat i një keqdrejtimi të pavullnetshëm të neuroneve që stimulojnë muskujt tuaj të qepallës.

Ekzistojnë disa arsye të zakonshme pse qepallat tona dridhen:

– Stresi,
– Kafeina e tepërt,
– Dehidrimi,
– Lodhja,
– Tendosja e syve,
– Alkooli,
– Sytë e thatë,
– Problemet me të ngrënit,
– Alergjitë.

Shumë rrallë dridhja e syrit mund të jetë shenjë e çrregullimeve të caktuara të trurit dhe nervave. Por pastaj dridhja shoqërohet me shenja dhe simptoma të tjera.

Kërkoni kujdes mjekësor nëse dridhja zgjat për një kohë të gjatë (një deri në tri javë), nëse dridhja ndodh në pjesë të tjera të fytyrës dhe sytë janë të skuqur, të fryrë ose kullojnë, thotë dr. Hardik Soni, themelues dhe drejtor mjekësor i Ethos Spa.

Si të ndaloni dridhjet e syve?

Përgjigjja e qartë është t’i eliminoni shkaqet e mundshme të dridhjeve të syve.

Flini më shumë gjumë, zvogëloni marrjen e kafeinës, mbani sytë tuaj të hidratuar me pika dhe bëni atë që mundeni për të ulur stresin.

Disa ilaçe shtëpiake përfshijnë pirjen e një gote tonik ose mbajtjen e një komprese të ftohtë ose të ngrohtë në sytë tuaj, shkruan Readers Digest.

Një qasje më ekstreme përfshin botoksin, thotë dr. Wang, por është kundër masave drastike, sepse gjendja përgjithësisht zgjidhet vetvetiu.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Raporti historik për duhanin para 57 viteve e radhiste atë si faktorin kryesor që shkakton kancerin në mushkri

S.B.

Parandalimi ose menaxhimi i diabetit – gjithçka që duhet të dini

admin

Vaksina e Moderna mund të shkaktojë efekte anësore te njerëzit me mbushës kozmetikë në fytyrë

S.B.

Nga dëmtimi i organeve deri te lodhja kronike: Pasojat e mundshme të post-Covidit

S.B.

Pesë trajtimet natyrale për shkrirjen e stomakut

S.B.

Mjeku i famshëm ka treguar se çfarë do të ndodhë nëse infektoheni me coronavirus dhe grip njëkohësisht

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...