Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Të gjithë habiten se si Theo nuk ftohet nga Franca

Theo Hernandez është tema kryesore në gjitha mediat në Itali dhe Francë.

Në Itali shkruajnë se si Milani për vetëm 20 milionë euro, ia rrëmbeu Real Madridit mbrojtësin që nuk i besonte, por që sot, është një ndër më të mirët dhe se nesër – mund të shndërrohet edhe në më të mirin.

Derisa në Francë ende habiten mediet se si nuk është ftuar te Franca, pas shkëlqimit në Serie A me Milanin.

Sido që të jetë, Theon e pret një e ardhme e ndritur, gjithnjë sipas Stefano Pioli.

“Nëse ai luan si në dy ndeshjet e fundit, ai mund të jetë mbrojtësi më i mirë i majtë në botë. Ai është i shkëlqyeshëm në të dy fazat, duhet të vazhdojë të punojë dhe të mos jetë i kënaqur”, u shpreh Pioli.

Reali e bleu për 25 milionë euro në vitin 2017 nga Atletico, por nuk kishte shumë durim pasi atëherë ishte vetëm 19-vjeçar dhe e huazoi te Real Sociedad.

Zidane nuk besoi në aftësitë e 23-vjeçarit, duke blerë Ferland Mendyn për 48 milionë, derisa Theo u shit në Milano në vitin 2019 për 20 milionë.

Pas dy sezonesh në Itali, ai numëron 15 gola në 79 paraqitje – 8 prej tyre kanë ardhur këtë edicion, sezoni më i mirë në karrierë për francezin që ende shpreson të fitojë ftesën për në Kombëtaren e Francës

Postime të ngjashme

Milani përgatitë ofertë për Iscon

D V

Trent Alexander-Arnold i qëndron besnik Liverpoolit, nënshkruan kontratë të re afatgjate

D V

Arsenali refuzon ofertën e Romës, i ofron kontratë të re Granit Xhakës

D V

Williane refuzon një ofertë jashtëse nga Arabia Saudite

D V

Barcelona arrin marrëveshje për shitjen e Braithwaite në Ligën Premier

D V

Milani vazhdon interesimin për Ziyech, e do me çdo kusht në San Siro

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...