Melania zgjodhi të vishet në “Gucci” në ditën e zgjedhjeve.
Zgjedhjet presidenciale në Amerikë janë ngjarja më e përfolur në mbarë botën që prej ditës së djeshme.
Derisa numërimi i votave po shkon drejt fundit, në mediet ndërkombëtare po diskutohen edhe shumë detaje të tjera nga dita e votimit.
Vëmendje të madhe gjatë ditës së djeshme mori edhe zonja e parë, Melania Trump, e cila votën e saj e hodhi në Florida.

Ajo kishte zgjedhur të vishej me një fustan të bardhë me fije ari, të kombinuar me një çantë të brendit “Hermes” dhe këpucë “Christian Louboutin”.

Pasi votoi, bashkëshortja e presidentit Trump iu bashkua atij për të përcjellë procesin e zgjedhjeve nga Shtëpia e Bardhë.


