Të hënën dalin sërish para gjykatës ish-krerët e UÇK-së

nga Xh M

Do të vazhdojë të hënën procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë.

Sipas kalendarit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të dalin para gjykatës të hënën në ora nëntë.

Në seancën e së enjtes, dëshminë e ka përfunduar dëshmitari i 116-të, Helmut Shrekenbauer.

Dëshmitari Schreckenbauer ndër të tjera ka theksuar të enjten se sipas raportit që përshkruante krimin që ka ndodhur në objektin e ish-MUP-it në Prizren, nuk arrihet në përfundim nëse kryerësit e veprës ishin shqiptarë ose jo./rtk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More