Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Të hënën marrëveshja për vaksinat kineze

Shkup, 6 shkurt – Ministria e Shëndetësisë të hënën nënshkruan marrëveshjen për furnizim më vaksinën kineze. Ministri i këtij dikasteri, Venko Filipçe shpalosi metodologjinë se si do të bëhet vaksinimi, pa pasur datë konkrete se kur dozat e vaksinës do të mbërrijnë në vendin tonë. Siç informoi, sasia e siguruar nga kjo vaksinë do të shërbejë për vaksinimin e 100 mijë personave, ndërsa theksoi se planifikohet punktet të funksionojnë me kapacitet maksimal, konkretisht nga 2000 deri në 2500 vaksinime në ditë. Filipçe u përpoq të sigurojë qytetarët se kjo vaksinë është e sigurt.

Vaksina është e vendosur në shiringa, gjë që do të ndikojë që procesi të jetë më i shpejtë. Çdo qytetarë që do të pranojë dozën e parë, pas 21 ditësh do të marrë edhe dozën e dytë. Të dhënat do të regjistrohen edhe në dosjen elektronike të pacientit, i cili do të pajiset me çertifikatë. 29:37 Detajet për vaksinimin do t’i ndajmë me publikun, por tani vërtet nuk do të doja të spekuloja. Kemi disa supozime, por do të doja fillimisht të ishim të sigurt- deklaroi Venko Filipçe- ministër i Shëndetësisë.

Përparësi kanë personeli shëndetësorë i angazhuar në linjën e parë në betejën me COVID-19 si dhe personat mbi 70 vjeç. Në fazën e dytë personat mbi 65 vjeç, ata nga 18 deri 64 vjeç që vuajnë nga sëmundje të tjera, farmacistët, stomatologët dhe personel tjetër mjekësorë, të punësuarit në Kuvend, në Qeveri, gazetarët, të punësuarit në institucionet arsimore dhe çerdhe. Qytetarët tjerë do të përfshihen në fazën e tretë. I gjithë procesi do të realizohet përmes sistemit “ Termini im” dhe përmes aplikimit online. Në funksion të kësaj të fundit, u tha se gjatë javës së ardhshme do të vihet në funksion edhe webfaqja.

Postime të ngjashme

“Qeveria furnizohet me automjete zyrtare, por jo dhe me zjarrfikëse dhe ambulanca”

Z H

Gjendet një trup i pajetë në lumin Vardar

Z H

Pendarovski: Armata është e gatshme të intervenojë kudo

Z H

Në manifestimin “Dita e Republikës” në Krushevë, në prezencën e Ahmetit dhe Grubit gjuha shqipe u la në “harresë”, reagojnë funksionar të BDI-së

R Zh

Vuçiç: Serbia është e gatshme të nisë helikopterët për të shuar zjarret në Maqedoni

Z H

Angellov: Nevojitet reformë e plotë e sistemit për menaxhim me kriza

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...