Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Të hënën propozohen masa të reja, nëse nuk përmirësohet situata

Shkup, 17 tetor – Orari i punës i të gjitha subjekteve ekonomike të jetë deri në orën 23.00, të kufizohet deri në 50 për qind numri i personave në transportin publik si dhe ndalimi i tërësisht i çdo lloj ngjarje. Këto janë disa nga propozimet të cilat në varësi prej situatës, të hënën Komisioni për Sëmundje Infektive së bashku me ministrin e Shëndetësisë, pritet t’ia dorëzojnë Qeverisë për miratim.

Ministri, Venko Filipçe tha se këto masa, së bashku me pakon e masave që u propozua kohë më parë, të cilët tani janë në procedurë kuvendore dhe pritet të miratohen javën e ardhshme, janë të mjaftueshëm për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, që fatkeqësisht periudhën e fundit është duke shënuaur shifra rekorde në vendin tonë.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme janë bërë 2306 testime, ndërsa janë regjsitruar 438 raste të reja me Covid-19. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 6 persona, 3 pacientë nga Shkupi, 1 nga Kriva pallanka, 1 nga Strumica dhe 1 nga Shtipi. Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 191 persona të shëruar.

Postime të ngjashme

Tërmeti dridh vendin, epiqendra në Mavrovë

T E

Aksioni policor në “Bogorodicë”, kapen qindra kilogramë marijuhanë

T E

Alarmojnë mërgimtarët me dokumentacion të skaduar, përmes postës nuk mund të nxjerin të ri

T E

Milososki: Bujar Osmani mund të ndryshojë statutin e BDI-së, jo Kushtetutën e Maqedonisë

R Zh

“Miqtë e Sharrit”/Hidrocentralet dëmtojnë natyrën

T E

Mickoski nga Klinika Infektive: Nuk ka pakt me krimin dhe kriminelët

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...