Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Të hënën u vaksinuan mbi 4 mijë qytetarë, numri i të vaksinuarve arrin në 46 mijë

Ministria e Shëndetësisë njofton se deri tani vaksinën antiCOVID e kanë marrë 46.097 qytetarë.

MSH përmes një njoftimi për media thotë se me punën e çmuar të ekipeve të vaksinimit, dje janë kryer 4229 vaksinime, ku totali shkon në 46.097 qytetarë të Republikës së Kosovës të moshës mbi 65 vjeçare.

“Procesi i vaksinimit për personat mbi 65 vjeç po vazhdon përmes caktimit paraprak të termineve për qytetarët, të cilët janë regjistruar dhe kanë aplikuar përmes platformës e-Kosova, të cilët kontaktohen dhe ftohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga QKMF-të në komuna, sipas listave të tyre në dispozicion, dhe po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga në të gjithë vendin”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

MSH u bën thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID19.

Regjistrohuni në platformën: https://ekosova.rks-gov.net/, si forma më e mirë dhe më e shpejtë për të u regjistruar për Vaksinim.

Për lehtësimin e aplikimit në platformën eKosova, mund të i referoheni video udhëzimeve në vegëzat si më poshtë:

https://ekosova.rks-gov.net/Video/OO6B5z5Vt9Y

https://ekosova.rks-gov.net/Video/Hn2SJJlZppw

Postime të ngjashme

Zgjedhjet në PDK: Djali i Xhavit Halitit shpërndan një foto të Gent Cakajt

Dafina Vidishiqi

Kurti: Këtu bënin plane për çlirim – Zahiri, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu e shumë të tjerë

Dafina Vidishiqi

Vetëvendosje ende e pavendosur për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Hoxhaj: Nuk lutemi që të mos kandidojë Bekim Jashari, Sami Lushtaku i fiton zgjedhjet pa balotazh në Skenderaj

Dafina Vidishiqi

Milaim Zeka: 3 korriku, dita kur duhet mu kthjellë PDK-ja

Dafina Vidishiqi

Kush janë emrat që mund të marrin drejtimin e PDK-së në Konventën e 3 korrikut?

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...