Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Të hospitalizuar gjithsej 610 të sëmurë dhe të dyshuar me Kovid-19

Shkup, 25 janar – Gjithsej 320 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me virus korona po mjekohen në qendrat e kovidit në spitalet e vendit, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshimtë me virus korona të cilët po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet e vendit është 610 dhe ka rreth 580 shtretër të lirë në qendrat e kovidit.

Në bazë të raporteve të spitaleve që mbërrijnë tek ata çdo ditë, në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 26 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me Kovid-19. Në Spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 35 pacientë.

Në repartin infektiv në Tetovë ka 14 pacientë, ë Veles po mjekohen 24 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 48 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me Kovid-19. Në kovid-qendrën në Ohër janë të ho spitalizuar 40 pacientë, në Prilep 24, në kovid-qendrën në Gostivar 16, ndërsa në Strugë 23 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë të hospitalizuar 22 pacientë, në Koçan 4 në Kërçovë 12, Kavadar 20, në Gjevgjeli tre persona, ndërsa në Dibër 13 persona pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus. Duhet të merret parasysh se numrat ndryshojnë nga ora në orë, sipas pranimeve dhe lëshimeve të pacientëve, shtuan nga Ministria”.

Gjatë ditës bëhen edhe lëshime të pacientëve të shëruar me çka do të lirohen shtretër shtesë.

Përndryshe, të gjitha repartet në spitalet klinike disponojnë me shtretër spitalorë, drejt të cilëve ka furnizim me oksigjen. Ministria ka qasje në gjendjen me kapacitete dhe nëse ka nevojë, repartet do të zgjerohen plotësisht, qëndron në kumtesë. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Përfundoi debati i përgjithshëm rreth propozim ligjit për plotësimin e Ligjit për financimin e njësive të pushtetit lokal

R Zh

Vestager: Të respektohen rregullat e BE-së në planet kombëtare të rimëkëmbjes

T E

Lefkov: Për lëshimet e platformës së regjistrimit nuk është fajtor populli

T E

Qeveria e miratoi Protokollin shëndetësor për zbatimin e regjistrimit

T E

Analistët për Zhurnal: Problemi me bullgarët do të jetë më shumë serioz se ai grek

Z H

Qeveria miraton Propozim ligjin për shpallje të malit Sharr si Park Kombëtar

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...