Agjencia Zhurnal.mk

Të karantinuar në hotelin në Kakavijë, pronari kërcënon: Do i nxjerr në rrugë, nuk më kanë paguar

Një situatë tensioni ka ndodhur në një hotel që ndodhet në Kakavijë, bashkia Dropull, pasi një pronar ka kërcënuar se do të nxjerrë jashtë të karantinuarit, emigrantë sezonalë që kanë ardhur nga Greqia por që kanë ndjekur urdhrin e qeverisë.

Sipas pronarit janë 18 persona që janë karantinuar në hotelin e tij pasi kishin ardhur nga Greqia dhe kishin rënë dakord për pagesë ditore.

Duket se emigrantët sezonalë kanë paguar vetëm dy ditët e para dhe nuk kanë paguar më.

Pronari nga ana tjetër ka vendosur t’i nxjerrë jashtë por ka qenë Policia ditën e sotme që e ka detyruar t’i mbajë ende në hotel.

Ndërkohë nuk dihet se si do të vijojë situata ditën e nesërme.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...