Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

Të kërkuar nga Interpoli për trafik droge, ekstradohen dy shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë të kërkuar nga Interpol për trafik droge janë ekstraduar ditën e sotme në Itali.

Policia e Shtetit bën me dije se nga Interpol Tirana u ekstradua drejt Italisë shtetasi në kërkim ndërkombëtar F. T., 49-vjeç banues në Lushnjë, për të cilin Gjykata e Pavias, Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit për veprimtari kriminale në fushën e drogës.

Gjithashtu, u ekstradua për në Itali shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Fation Xhezairi, 35-vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata Apelit e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet, 9 muaj e 6 ditë burg, për veprën penale “Trafik droge”.

“Nga fillimi i qershorit deri në fund të gushtit 2011, në një zonë të Italisë, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, është marrë me shitje të lëndëve narkotike dhe ka menaxhuar dorëzimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe heroinë nga tregtarë droge me origjinë nga Italia”, thuhet në njoftimin e policisë.

Postime të ngjashme

Emrat – Listat e plota për betejën e 25 prillit

S.B.

Polcia jep detaje të reja rreth tentim-grabitjes së djeshme

S.B.

I përfshihet emri në listën e PD, reagon ish-nënkryetari i bashkisë Shkodër: Nuk kam firmosur asgjë!

S.B.

VOA: Ndryshime dhe të papritura në listat e kandidatëve të PS e PD

S.B.

Edhe në pandemi, shqiptarët të dytët në botë për azil në BE, në raport me popullsinë, për 2020-n

S.B.

Ori Nebiaj kandidate për deputete në listat e PD

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...