Maqedoni TOP LAJM

Të liruar nga puna do të jenë vetëm prindërit me fëmijë nën moshën 6 vjeçare

Zhurnal Ads

Shkup, 4 shtator – Zhurnal.mk – Në këtë moment në fuqi është vendimi për lirimin nga puna të prindërve të fëmijëve nën moshën 6-vjeçare ose fëmijëve parashkollorë. Prindërit e fëmijëve prej 6 deri 10 vjeç, të cilët paraprakisht, po ashtu janë liruar, janë kthyer në punë pas 8 korrikut kur është miratuar vendimi i ri.

“Ende nuk ka kurrfarë ndryshime në masat të cilat i ka rekomanduar Qeveria, që do të thotë që personat e sëmurë kronikë, nënat në pushim të lindjes dhe nënat e fëmijëve prej 0 deri 6 vjeç janë në masën për moshkuarje në punë. Në pajtim me dekretin qeveritar prej 8 korrikut, prindërit e fëmijëve mes 6 dhe 10 vjeç – fëmijët shkollorë, ata janë kthyer në vendet e punës. Vetëm prindërit e fëmijëve deri 6 vjeç, të moshës parashkollore, janë në shtëpi që të kudjesen për fëmijët e tyre. Për atë se si më tej do të zhvillohet dinamika dhe cilat vendime do të merren, do të arrihet marrëveshje mes resorëve, në marrëveshje mes MPPS-së dhe MASH-it, me ç’rast gjithsesi fjalën e fundit do ta ketë Ministria e Shëndetësisë”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jahoda Shahpaska.

Ajo në konferecën e sotme për shtyp para Ministrisë, tha se nga kopshtet për fëmijë kanë informata se në pajtim me protokollet para pandemisë, në to janë përkujdesur 29 mijë fëmijë. Protokolli, tha, lejon 19 mijë të shkojnë në kopshte për fëmijë në këto kushte, ndërsa interes për vendosje, në pajtim me prioritetet që përparësi të kenë fëmijët e prindërve vetushqyes ose të dy prindërve të punësuar, të cilët nuk mund ta kryejnë punën nga shtëpia, treguan prindër të 14.555 fëmijëve.

Shahpaska theksoi se nuk ka informata për mungesë ekstreme të vendeve, por se Qeveria u ka rekomanduar komunave të sigurojnë hapësirë alternativë shtesë për vendosje, por edhe kuadro plotësuese nëse nevojitet.

Ministrja theksoi se në pajtim me protokollin, konfirmim i vetëm për fëmijën është vërtetim nga pediatri amë se fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se kurrfarë mostra dhe dokumente shtesë nuk nevojiten.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Sela: Bullgaria duhet të pranojë minoritetin maqedonas

XH,I

Nëntori i zi me Covid statistikë, Maqedonia para SHBA me numrin e viktimave në një milion banorë

T E

Qeveria e miratoi protokollin për punë në këndet për lojëra

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...