Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Të mbrojmë votën” – Meta: Nëse do funksiononte SPAK, s’do merrja iniciativa

Presidenti Ilir Meta në një takim online me përfaqësues të shoqërisë civile është shprehur se nuk beson më tek sistemi i drejtësisë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Meta është shprehur se të gjithë i dimë problemet që ka ky sistem, ndaj duhet të jenë qytetarët ato që me votën e tyre të tregojnë mbrojtjen dhe ndërshkimin e tyre.

“Nuk pres nga drejtësia të vijnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme sepse i dimë të gjithë problemet që ka sistemi i drejtësisë dhe për vetë mënyrën se si është zbatuar Reforma e Drejtësisë. Nëse do kishte funksionuar Prokuroria dhe SPAK, nuk do kisha marrë inisiativat që kam nisur.

Bundestagu ka vite që kërkon hetimin e krimeve zgjedhore, që ende nuk po hetohen plotësisht. Nëse nuk erdhi ajo drejtësi që prisnim për dosjet e Shijakut dhe të Dibrës, unë jam i bindur se nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, do të vijë dhe do të çlirohet edhe drejtësia nga kjo kapje e jashtëzakonshme dhe trysni politike.

Së bashku të rritim vëmendjen dhe monitorimin e të gjitha institucionet për rastet e veprave penale që prekin zgjedhjet. Të dekurajojmë çdo krim zgjedhor dhe të inkurajojmë qytetarët që votat e tyre do të mbrohet. Ka marrë fund njëherë e përgjithmonë dhe do të marrë fund indiferenca jonë përballë parimit stalinist, që nuk ka rëndësi kush voton, rëndësi ka kush numëron”, ka thënë Meta.

Edlira Çepani – Rrjeti Kombëtar i Grave “Barazi në Vendimmarrje” tha : Do të ngremë zërin me forcë përballë çdo padrejtësie dhe shkelje ligji që do të konstatojmë në procesin elektoral. Vota është e shenjtë që duhet përdorur dhe mbrojtur në mënyrën e duhur. Jemi në një udhëkryq, ndaj ajo që mund të bëjmë si shoqëri civile është të monitorojmë me kujdes procesin dhe të informojmë për gjithçka qytetarët.

Kristaq Kume – Ish-kryetar i KQZ u shpreh: Shoh mundësinë e një keqpërdorimi të votës së emigrantëve. Fakti që nuk është realizuar kjo e drejtë, kjo nuk flet për mirë. Edhe ju z.President i keni bërë thirrje qytetarëve për të trajtuar problemin e kartave të identitetin, që duhet vlerësuar maksimalisht, nëpërmjet një fushate sensibilizuese. Është me rëndësi të angazhohemi të gjithë për të garantuar një proces zgjedhor me standarde, për të mbrojtur çdo votë dhe për të ndaluar qysh sot çdo përpjekje për ta prekur atë.

Afrim Krasniqi – Instituti i Studimeve Politike tha: Vazhdon praktika e përfshirjes së individëve të fortë dhe me rekorde kriminale në listat e zgjedhësve. Kjo është e papranueshme dhe shkon në të kundërt me thirrjen edhe të partnerëve ndërkombëtarë. Shohim përpjekje edhe të këtyre individëve për të blerë media, si dhe për hapjen e shumë portaleve të dyshimta dhe jashtë çdo monitorimi.

Postime të ngjashme

Kryemadhi: Uragani i 25 prillit do ta shkulë Rilindjen

N E

Shqipëria do të marrë vaksinën ruse Sputnik V

N E

Manastirliu: Nis vaksinimi i dializantëve dhe grupeve më të rrezikuara

S.B.

Balla me të rinjtë në Librazhd: Puna sapo ka filluar, ky është vetëm fillimi

S.B.

Floriana Garo: Më 25 prill, Shqipëria do të zgjedhë Lulzim Bashën

S.B.

Basha uron myslimanët: Me mbylljen e muajit të Ramazanit të marrin fund dhe vuajtjet e shqiptarëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...