Maqedoni TOP LAJM

Të mërkurën takim MICOTAKIS- ZAEV në Athinë

Zhurnal Ads

Shkup, 13 shtator, Zhurnal.mk – Zaev për tre ditë do të jetë në Athinë në kuadër të konferencës “Ekonomist”, ku do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë dhe do të takohem edhe me të dytë, ka thënë kryeministri grek, Kirjakos Micotakis në konferencën e sotme për shtyp në Selanik dhe ka shtuar se ekzistojnë çështje për diskutim, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për Marrëveshjen e Prespës, Micotakis shpjegoi se tema konkrete është e mbyllur me faktin se bëhet fjalë për marrëveshje të ratifikuar ndërkombëtarisht, ndërsa Greqia i respekton ato marrëveshje.

“Çështja është e mbyllur nga momenti kur Greqia e ka ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare. Në vazhdimësi e shprehim qëndrimin tonë rezerv, por edhe kemi thënë se Greqia është vend i sundimit të së drejtës dhe i respekton marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtarisht. Kjo çështje, po, është e mbyllur, por ajo që nuk është mbyllur është implementimi i drejtë, sipas mendimit tonë, një marrëveshje problematike. Pra pasi ekzistojnë çështje që duhet të diskutohen, me z. Zaev ose cilido të jetë kryeministër i Maqedonisë së Veriut, kuptohet se do të bisedojmë. Z.Zaev për tre ditë do të jetë në Athinë në kuadër të konferencës ‘Ekonomist’ ku do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë dhe do të takohem edhe me të dytë. Kemi çështje për diskutim, jemi fqinj”, ka thënë Micotakis, transmeton MIA.

Kryeministri grek ka sqaruar se me kryeministrin shqiptar, Edi Rama do të flasin për vendimin e Greqisë për zgjerimin e ujërave territoriale detare në Detin e Jonit, por ka theksuar se “Greqia duhet të ketë rol protagonist në Ballkan dhe do të ketë rol protagonist në Ballkan”.

Kryeministri Zoran Zaev të mërkurën do të marrë pjesë në “Tryezën e 24 të rrumbullakët me Qeverinë greke”, e cila mbahet tradicionalisht çdo vit dhe është planifikuar për 15 dhe 16 shtator në zonën Lagonisi, në pjesën lindore të rajonit të Atikës.

Sipas agjendës së publikuar, kryeministri Zaev do të marrë pjesë në panel diskutimin kushtuar Ballkanit Perëndimor, në ditën e dytë të konferencës.

Për zgjerimin e BE-së dhe hapat e ardhshëm, reformat që duhet të zbatohen, si dhe tregtia dhe investimet, në panel diskutimin kushtuar rajonit do të diskutojnë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa mbi perspektivën politike do të flasin ish ministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë, Dora Bakojani dhe Jorgos Katrugallos, që tani janë deputetë të Demokracisë së Re apo SIRIZA-s.

Midis pjesëmarrësve të paralajmëruar në konferencën dyditore janë kryeministri grek Kirjakos Micotakis, lideri i SYRIZA-s Aleksis Cipras, ministrat e qeverisë greke, duke përfshirë atë të Punëve të Jashtme, Shëndetësisë, Mbrojtjes, Investimeve, ministri i jashtëm qipriot dhe ambasadori i SHBA-së në Greqi, etj.

Në konferencën e vitit të kaluar të “Ekonomist”, gjegjësisht në tryezën e 23-të të rrumbullakët me Qeverinë greke, ka qenë pjesëmarrës ish shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

Postime të ngjashme

Stoltenberg: NATO do t’i dhurojë Maqedonisë së Veriut pajisje mjekësore me vlerë rreth 1.4 mln euro për përballje me pandeminë

R ZH

Komuna e Çairit, MPB dhe “Shvercerët” në takim të përbashkët kundër gjuhës së urrejtjes

Z H

Filloi rikonstruimi i rrugës “Xhon Kenedi”

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...