Agjencia Zhurnal.mk

Të mos kesh asnjë të drejtë në vend, qindra qytetarë pa shtetësi, Spasovski: Punohet për ndryshime ligjore

Shkup, 24 shtator – Ka 37 vjet që jeton në Maqedoni, por kurrë nuk i është dhënë mundësia për t’u ndjerë shtetase e këtij vendi.

Fatmire Vilës kjo e drejtë i mohohet që kur bashkëshortit të saj ju morr shtetësia kur Maqedonia u pavarësua nga Jugosllavia.

“I thonin shko bëj pasaportë për të huaj sepse t’i ke bërë shpërngulje! Prandaj. A ai ka marrë shpërngulje për të punuar në atë kohë të Jugosllavisë që ka qenë! Dhe në fund i thanë, jo ke marrë shpërngulje për të jetuar dhe më nuk ja dhanë”, thotë Fatmire Vila, person pa shtetësi të RMV-së.

Të jetosh gjithë këto vite pa shtetësi nuk është aspak e lehtë shprehet Fatmirja.

“Shumë e vështirë! S’kam të drejtë për asgjë. Nuk kam të drejtë të futem në asnjë objekt. Kushtet janë katastrofë! Pa punë, pa social, pa shëndetësi, pa asgjë! Shumë vështirë, tepër”, deklaroi Fatmire Vila.

Njëjtë si Fatmirja, ka edhe qindra të jetë në Maqedoninë e Veriut!

Deputeti i koalicionit Aleanca-Alternativa, Skender Rexhepi, tha mbrëmë në ClickPlus se janë mbi 60 mijë shqiptarë pa shtetësi! Ai madje rrëfeu edhe një rast të koleges së tij.

 “Nuk është njerëzore që deputetja jonë që vjen nga radhët e Kumanovës është motër e 7 a 8 fëmijëve, megjithatë nëna e saj 51 vjet nuk gëzon të drejtën e nënshtetësisë në këtë vend”, theksoi Skender Rexhepi, deputet i koalicionit ASH-AAA.

Rexhepi kërkon ndryshim të ligjit për marrje të shtetësisë!

 “Po të ishim ne pjesë e Qeverisë brenda 100 ditëve do të inicionim ndryshim të këtij ligji. Po ta bëjë qeveria ne do ta votojmë pa asnjë kusht”, potencoi deputeti i koalicionit ASH-AAA – Skender Rexhepi.

Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, pohon se ekip që merret me këtë problematikë, po analizonse sa njerëz janë, cilat janë kushtet dhe çfarë duhet të ndryshohet në ligj që më lehtë të mund të marrin shtetësi.

 “Ne kemi dhënë detyra, tashmë po bëjmë analiza Po punojmë në këtë plan. Shpresoj se shërbimet që profesionalisht punojnë në këtë çështje, me vendim, e ndoshta ky vendim do të duhet të sillet nga Kuvendi, që përmes një zgjidhjeje ligjore të vijmë edhe deri tek zgjidhja e problemit”, tha Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme.

Ministri i Brendshëm shpjegon se janë dy kategori qytetarësh që nuk mund të marrin shtetësinë. E para, janë persona që nuk i kanë respektuar procedurat, kryesisht persona më të vjetër në moshë që pas pavarësisë së vendit nuk  kanë kërkuar që të kalojnë në shtetësinë e Maqedonisë. Kategoria e dytë janë të ashtuquajturit “fantomë”, që siç tha Spasovski, që nuk janë evidentuar askund në shtet, ndërsa deri më tani sipas tij janë  detektuar rreth 800 raste të tilla.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...