Të paktën 118 të burgosur u arratisën në Nigeri pasi përmbytjet dëmtuan burgun

nga Redaksia

Të paktën 118 të burgosur u arratisën nga burgu Suleja pranë kryeqytetit të Nigerisë, Abuja, pasi përmbytjet nga shirat e dendur dëmtuan burgun të mërkurën mbrëma, tha sot një zëdhënës i shërbimit të burgut.

Zëdhënësi tha se shërbimi po kërkon intensivisht për të arratisurit dhe deri më tani ka kapur 10 të burgosur të arratisur.

Zyrtarët nuk specifikuan identitetin apo kombësinë e të burgosurve të arratisur, por në të kaluarën anëtarët e grupit kryengritës Boko Haram ishin burgosur në Suleja, sipas agjencisë britanike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More