Agjencia Zhurnal.mk.

Të pavaksinaur 85 për qind e të vdekurve nga Covid19

Shkup, 1 tetor – Pozitivë me kovid-19 nga të testuarit në periudhën prej 6 gushtit përfundimisht me 30 shtatorin 2021 në shtet janë 35 531 qytetarë. Prej tyre, 23 për qind, përkatësisht 8233 persona ishin të vaksinuar plotësisht, kumtoi Ministria e Shëndetësisë, duke përmendur se të vaksinuar konsiderohen personat me dy doza dhe të cilët kanë kaluar së paku 14 ditë të pranimit të dozës së dytë të vaksinës.

“Është i madh numri i qytetarëve të pavaksinuar të cilët janë infektuar me Kovid-19. Sipas statistikës për javët e kaluara, 27 298 qytetarë, përkatësisht 77 për qind e rasteve pozitive nuk ishin të vaksinuar”, thekson Ministria, e cila sot publikoi analizë për pothuajse dy muaj.

Të pavaksinuar janë 79 për qind të cilët në periudhën e cekur ishin hospitalizuar, përderisa 21 për qind e të gjithë pacientëve të hospitalizuar për momentin janë plotësisht të vaksinuar.

“Vdekshmëria tek të pavaksinuarit është më e madhe në mënyrë drastike, tregon analiza. Në periudhën prej 6 gushtit deri më 30 shtator 2021 në territorin e shtetit vdiqën 1162 persona me Kovid-19, 987 pacientë nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar, ndërsa vetëm 15 për qind kishin marrë vaksinë. Sipas analizave, të vdekurit kanë pasur disa sëmundje të kombinuara kronike. Pacientët ishin të vaksinuar me të gjitha llojet e vaksinave të cilat janë në dispozicion tek ne, si dhe pacientë të cilët janë vaksinuar jashtë vendit me vaksinat ‘Moderna’ dhe ‘Xhonson'”, informon Ministria e Shëndetësisë.

Në kumtesën e MSH-së tregohet rëndësia e vaksinimit dhe se secila vaksinë që është në dispozicion tek ne, është e sigurt. U bën thirrje qytetarëve të vaksinohen, vetëm kështu do të arrihet imunitet kolektiv dhe do të parandalohet përhapja e mutacioneve të virusit.

Related posts

Varhey: Komisioni i ardhshëm Europian do të jetë për zgjerim

Xh M

Eksodi masiv po vazhdon pasojat po vërehen në mbylljen e shkollave!

I.A

Megjashi alarmon për gjendjen psikologjike të fëmijëve në Maqedoni, për 2 muaj janë paraqitur 10 fëmijë që kanë mendime për vetëvrasje

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy