Agjencia Zhurnal.mk

Të pavërtetat e Trumpit për ish-presidentin Obama

Prejse nisi fushatën presidenciale më 1 maj, presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një seri kritikash ndaj ish-presidentit Barack Obama.

E gjysma e tyre janë gënjeshtra.

Trumpi për një kohë të gjatë është fiksuar pas paraardhësit të tij, teksa është nxehur gara presidenciale ndaj ish-zëvendëspresidentit Joe Biden.

Trumpi ka thënë së paku 12 pohime të rreme ndaj Obamas dhe punës së tij si president.

Presidenti republikan ka folur për reformat në polici, duke deklaruar se Obama dhe Bideni kurrë nuk kanë tentuar të rregullojnë problemet në departamentin e rendit.

Kjo nuk është as afër të vërtetës.

Në fakt, Obama dhe zëvendësi i tij, Bideni, kanë marrë hapa të rëndësishëm në reformat policore. Departamenti i Drejtësisë në kohën e Obamas kishte nisur hetimet në departamentet problematike të policisë dhe qytete si Baltimore, Clevelandi, Portlandi dhe Miami, ishin pajtuar të bënin ndryshime në departamentet policore.

Gjatë javës së kaluar, presidenti Donald Trump tha një tjetër të pavërtetë se Obama nuk ka bërë asgjë për ilaçin kundër HIV/AIDS-it.

Ish-presidenti Obama, në fakt, shpenzoi miliarda dollarë, si brenda SHBA-së, ashtu edhe jashtë saj, në tentimin për të gjetur ilaçin kundër HIV/AIDS-it.

Me të nisur pandemia e koronavirusit, Trumpi kishte thënë se administrata e Obamas nuk i kishte lënë rezervë asnjë pajisje mjekësore. Kjo nuk është e saktë.

Ani pse nuk dihet numri i ventilatorëve në depon kombëtare të SHBA-së, ekspertët shëndetësorë kanë deklaruar se mijëra ventilatorë janë blerë nga administrata e Obamas, e të cilët asnjëherë nuk janë përdorur para se Trumpi të niste punën si president.

E një prej ekzagjerimeve më të mëdha presidenti Trump e ka bërë kur ka thënë se administrata e Obamas nuk ka lënë pikë armatimi për ushtrinë.

Sipas udhëheqësve të ushtrisë, ka pasur mungesë në disa lloje të armatimeve, sidomos të bombave me precizitet të lartë, por nuk është i vërtetë pohimi se nuk ka pasur hiç armatim. Së paku këtë nuk e kanë thënë udhëheqësit e ushtrisë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...