Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Te PDK-ja thonë se nuk bëjnë kompromise për një kandidat për president që nuk përfaqëson unitetin politik

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se partia e tij nuk është përjashtuese, por kur është pyetje te çështja e presidentit nuk do të bëjë kompromise për kandidatët që nuk përfaqësojnë unitetin politik.

PDK-ja edhe më herët ka thënë se nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente, të cilën e ka cilësuar si figurë përçarëse e jo unifikuese.

“Qëndrimi jonë tashmë është i qartë, ne jemi parti opozitare dhe do jemi aktiv me të gjithë dimensionin e vet social, ekonomik e parlamentar, do jemi kujdestarë në raport me institucionet e shtetit. Do të bëjmë të mundurën në mënyrën më demokratike që t’i ruajmë institucionet vitale dhe pozicionin e shtetit të Kosovës në raport me gjitha ato zhvillime të cilat e presin dhe nuk janë të lehta dhe të pakta, pra do të jemi në shërbim të qytetarit, dhe të politikës e cila e mbron Kushtetutën dhe vendin tonë”, tha Shala në një intervistë për Ekonomia Online. “Ne kemi pasur dhe kemi komunikim me të gjitha subjektet politike, asnjëherë nuk kemi qenë parti përjashtuese, asnjëherë nuk kemi qenë parti të cilat kemi diferencuar apo ndarë subjektet politike në Kosovë, megjithatë ne jemi partia e madhe opozitare dhe presim një bashkëpunim korrekt por varet nga zhvillimi i temave dhe pozicionet që do t’i marrin subjektet tjera opozitare siç janë ato pas nesh”.

Arsyet kryesore sipas tij që kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, nuk e ka përkrahjen nga kjo parti është mungesa e personalitetit të unitetit që tek ajo nuk e kanë parë.

“PDK dhe strukturat e saj, Këshilli Drejtues dhe Kryesia kanë marrë qëndrim që nuk do të ketë votë për znj.Osmani për kandidate si Presidente. Arsyeja e parë është që në asnjë moment të jetës së saj politike dhe legale nuk ka reflektuar si person i unitetit, pra pozicioni i Presidentit punën e parë, dhe momentin e parë e karakteristikën e parë si pozicion duhet ta ketë si personalitet që reflekton unitet dhe gjithëpërfshirje në kuptimin e udhëheqjes. Veti këto që nuk i gjejmë tek ajo, që nga hyrja në skenën politike e deri sot në asnjë rast dhe moment nuk e kemi parë personalitetin e unitetit tek ajo. Personaliteti i Presidentit duhet të jetë unifikues, intelektual me kulturë dhe vizion të shtetit, i cili nuk e ka dëmtuar asnjëherë pozicionin nacional dhe kombëtar, një figurë e pastër kombëtare dhe intelektuale”, tha Shala. (Ekonomia Online)

Postime të ngjashme

Protestojnë infermierët të punësuar për nevoja të pandemisë, nuk u vazhdohet kontrata

Bekim Laçi

Kosovarët janë populli më bamirës në Ballkan dhe ndër 10 popujt më bujar në botë

Zekirija Haxhiu

Emërohet u.d i Drejtorit të Klinikës Infektive

Bekim Laçi

Në Ditën Botërore të Refugjatëve, përurohet Qendra e rinovuar e Azilit

Bekim Laçi

Mblidhet sot kryesia e Kuvendit

Bekim Laçi

Monitorimi i trafikut me dron nga Policia e Kosovës, jep rezultate

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...