Agjencia Zhurnal.mk

Të prekur nga koronavirusi, Tom Hanks dhe bashkëshortja postojnë fotografi nga izolimi

Aktori Tom Hanks ka treguar për gjendjen e tij dhe të bashkëshortes Rita, pasi u diagnostikuan me koronavirus.

Tom Hanks dhe Rita Wilson po i mbajnë fansat të informuar për gjendjen e tyre shëndetësore pasi testet për koronavirus i dolën pozitive.

Aktori 63 vjeçar ka ndarë një fotografi në Instagram ku shihet me Ritën derisa po qëndrojnë të izoluar në karantinë, shkruan Gazeta Express.

“Tung njerëz, Rita dhe unë duam që të u falënderojmë të gjithë këtu që po përkujdesen për ne. Ne jemi të infektuar me Covid-19 dhe jemi në izolim në mënyrë që të mos e shpërndajmë virusin te ndokush. Janë disa persona tek të cilët ky mund të shkaktojë sëmundje serioze. Ne po merremi me të çdo ditë nga pak”, ka shkruar aktori në foton e tij me bashkëshorten.

Tom Hanks dhe gruaja e tij, Rita, kanë treguar gjatë të martës se kanë rezultuar pozitiv në testin që e kanë bërë për koronavirus.

Ai ka shpjeguar gjithë simptomat që ai dhe bashkëshortja kanë pasur para se t’i bënin testet.

“Tung, miq. Rita dhe unë sapo zbarkuam në Australi. Ne ndiheshim të lodhur, sikur të ishim ftohur dhe kishim dhimbje të eshtrave. Rita kishte ca të dridhura që vinin e shkonin. Ethe të vogla po ashtu. Për të qenë korrekt, siç duhet të jemi në këtë botë sot, ne bëmë testin për Coronavirus dhe u zbulua që jemi pozitiv“, ka shkruar aktori duke shpjeguar se si kanë filluar dyshimet për virusin që e ka kapluar gjithë botën./Gazeta Express/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...