Të premten përfundon votimi përmes postës, deri tash KQZ-ja ka pranuar mbi 3 mijë pako të supozuara me fletëvotime

Të dielën më 17 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë.

 

Në kuadër të këtij procesi, javë më parë ka filluar edhe votimi përmes postës, për të gjithë ata qytetarë të Kosovës të cilët jetojnë jashtë vendit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për Telegrafin se deri më tani KQZ-ja ka pranuar 3 mijë e 481 pako të supozuara me fletëvotime.

“Është duke vazhduar procesi i votimit përmes postës për 15,532 qytetarët e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës. Deri më tani, KQZ-ja ka pranuar 3,481 pako të supozuara me fletëvotime”, ka thënë Elezi.

Ai ka bërë të ditur se periudha e votimit përmes postës përfundon më 15 tetor, pra deri në këtë datë duhet të pranohen fletëvotimet nga ana e KQZ-së.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë.

Sipas KQZ-së, në këto zgjedhje janë 90 mijë e 586 votues më shumë, krahasuar me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

Related posts

Haradinaj: Vendimi i GJND-së, ngjarje e rëndësishme në historinë e shtetformimit tonë

D V

​Fluks në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet deri 45 minuta

D V

Osmani: Kishte mospajtim mes partive, nuk ka bazë për shtyrje të zgjedhjeve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More