Agjencia Zhurnal.mk

Të premten përshkak asfaltimit, do të mbyllet për kalim “rruga e plastikave”

Shkup, 15 prill – Zhurnal.mk – Komuna e Çairit përmes një komunikate për media, ka njoftuar qytetarët se më datën 17 prill e premte, tërësisht e mbyllur për kalim do të jetë një pjesë e rrugës “Nikolla Karev” apo siç ndryshe e njohim, rruga e plastikave, informon Zhurnal.

Arsyeja e bllokimit të rrugës është asfaltimi i një pjese të këtij bulevari, si pjesë e rikonstruimit dhe zgjerimit të bulevarit.

Nga ora 08:00 deri në ora 00:00 tërësisht do të jetë e mbyllur për kalim pjesa nga udhëkryqi Brigada Maqedonase – Kosovare, deri në udhëkryqin e rrugës “Samoilova”.

Nga komuna e Çairit bëjnë apel deri tek qytetarët të respektojnë regjimin e përkohshëm të komunikacionit, dhe të shmangin këtë bulevar./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...